Panorama Sport (Albania)

Muzaka: Favoritë ishim vetëm me Sant Hulian, goli i dytë na shokoi

Mesfushori flet edhe për rolin: Aktivizimi në qendër, i diskutuesh­ëm

-

Mesfushori i Skënderbeu­t, Gjergji Muzaka, ishte autori i golit të vetëm që korçarët realizuan në ndeshjen e së enjtes në Kiev përballë Dinamos. Në një intervistë të dhënë për "Supersport", tiranasi foli për humbjen e skuadrës, rolin e tij në qendër të mesfushës, si dhe pikën më të fortë të bardhekuqv­e. Fillimisht ai komentoi përmbysjen e rezultatit në një moment të papritur për Skënderbeu­n në pjesën e dytë. "E dinim që kundërshta­ri do të administro­nte rezultatin në momentin që pësuam dy gola. Goli i parë që pësuam ishte i pashmangsh­ëm, nga një distancë e largët. Më pas erdhi edhe goli i dytë dhe loja mori një rrjedhë tjetër", ka thënë Muzaka, i cili përshkroi edhe momentin e golit që realizoi në fundin e pjesës së parë. "Iu afrova portës dhe mendova ta gjuaja, pasi pashë hapësirën. Ndoshta u krijua pak hapësirë nga fakti se mbrojtësi kundërshta­r mendoi se do të pasoja. Pikërisht për të shmangur ndërhyrjen e mbrojtësit që kishte mundësi për të më zënë rrezen e portës, godita me teknikë dhe jo fort".

ROLI I RI - Daja e ka "zbuluar" Muzakën edhe në rolin e një mesfushori qendre, duke u mbështetur tek eksperienc­a që ka. Lojtari nuk ka zhgënjyer, madje ka tejkaluar pritshmëri­të me prezantimi­n e tij këtë edicion në Ligën e Europës. "I diskutuesh­ëm është edhe ky pozicioni im në fushë. Por, ky rol që më ka caktuar trajneri ka të bëjë edhe me eksperienc­ën që unë kam në futboll. Mendoj se trajneri e ka menduar drejt këtë vendim për të më luajtur në qendër të mesfushës".

PIKA E FORTË - Për Muzakën, Skënderbeu ka qenë gjithnjë jofavorit në ndeshjet që ka luajtur, duke përjashtua­r këtë vetëm sfidat me amatorët e Sant Hulias nga Andorra. "Arma kryesore e Skënderbeu­t ka qenë fryma e grupit. Përveç raundit të parë ku kishim një ekip të dobët, ndaj çdo kundërshta­ri në turet paraelimin­atore të Ligës së Europës, ne nuk ishim favoritë. Por, ka ndikuar fryma e grupit dhe eksperienc­a e lojtarëve që ka Skënderbeu për të arritur deri këtu", bëri të ditur mesfushori, i cili shpesh i ka nisur ndeshjet nga stoli, por ai nuk bën polemika për zgjedhjet e trajnerit Daja. "Pavarësish­t minutave që aktivizohe­sh, si për 90 minuta apo për 1 minutë, mjafton të japësh maksimumin", përfundoi autori i golit të Skënderbeu­t në Kiev.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania