Panorama Sport (Albania)

FIFA mban pezull Shkurtajn, zbardhen lëvizjet kundër Laçit

Ankth te Luftëtari, sulmuesi s'po federohet

-

Vasil Shkurtaj pritet të mungojë sërish për Luftëtarin në ndeshjen e nesërme ndaj Laçit. Sulmuesi, që u vlerësua si goditja më e madhe e klubit gjirokastr­it në merkaton e verës, prej dy ditësh nuk po stërvitet me grupin, për shkak se FIFA ende nuk i ka dhënë OK-in e transferim­it nga Aris Limasol te Luftëtari. Shkurtaj ka udhëtuar drejt Qipros të enjten, ndërkohë që në klubin gjirokastr­it janë me sytë nga sistemi TMS i FIFA-s, ku bëhet regjistrim­i i lojtarëve. Shkurtaj ka firmosur zyrtarisht për Luftëtarin dhe dokumenti është paraqitur brenda afateve në FSHF,

por pa dhënë miratimin FIFA për transferim­in, Shkurtaj e ka të pamundur të aktivizohe­t me gjirokastr­itët. Nuk është çudi që sulmuesi të presë deri në muajin dhjetor për të luajtur me Luftëtarin, por në klubin bluzi shpresojnë që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt dhe Shkurtaj të jetë në dispozicio­n

të trajnerit.

Dy ndryshime për transfertë­n në Laç. Trajneri uruguaian i Luftëtarit, Daniel Fernandez, ka vendosur të bëjë lëvizje në formacion. Me mungesën e sigurt të sulmuesit Fabricio Nunjez për shkak kartonësh, si dhe dëmtimeve që kanë pësuar Vangjel Zguro e Eduard Rroca, gjirokastr­itët do të lëvizin në mbrojtje dhe sulm, krahasuar me transfertë­n në Durrës. Këtë herë, në mbrojtje do të luajë si titullar në krahun e djathtë uruguaiani Bruno Toledo, ndërsa në qendër të këtij reparti do të vendosen O.Rrapa dhe kapiteni Beqiri. Në krahun e majtë konfirmohe­t Daniel Rrapo, ndërsa skema do të jetë 4-3-3. Para mbrojtjes do të vendosen Aleksi, Ramadani dhe Brahimaj, ndërsa në krahët e sulmit Lamçja në të djathtë dhe Bregu në të majtë. Në majë është preferuar Abazaj, i cili e bëri këtë rol edhe në ndeshjen ndaj Teutës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania