Panorama Sport (Albania)

Çfarë ndodhi në Kiev me Skënderbeu­n? Mallkuar qoftë “magjia” në pushim!

- Nga GËZIM SINEMATI

E bukura dhe bisha! Ky ishte filmi i Skënderbeu­t në Kiev, ku e bukura ishte Skënderbeu në pjesën e parë dhe bisha ishte Dinamo e Kievit në pjesën e dytë. Një film që përsëritet shpesh në futbollin tonë, ngaqë edhe ekipi Kombëtar e ndan tortën e lojës si me thikë dhe pjesët s'ngjajnë sikur janë të një 90minutësh­i. Çfarë ndodhi me Skënderbeu­n në Kiev? Pse ishte i logjikshëm dhe i shtruar në pjesën e parë, kurse në të dytën, dhe pse e kemi zakon të shëmtohemi, askush nuk priste aq konfuzion, gabime në vendosje dhe dhurata madhore, aq sa në 5 minuta rrëzuam krejt pjesën e lavdishme të gjysmës së parë...?! S'ta rrok mendja një ndryshim aq dramatik, ndaj shpreson ta mësosh "gralin" e përmbysjes nga fjalët e trajnerit. Ai i Dinamos së Kievit, zoti Aleksander Kaskeviç është tipi që nuk zbulon "magjinë" që u ka bërë futbollist­ëve në pushim të ndeshjes, madje na qetëson më shumë kur pohon: "Më mirë të mos e dini se çfarë u kam thënë futbollist­ëve në atë moment...". Në shtypin vendas, aludohet se thembra e Akilit paska qenë fraza: "Nëse s'keni tope të mundni Skënderbeu­n, mos dilni në fushë në pjesën e dytë".

Për hir të së vërtetës, edhe sikur fjalët e tij të kenë patur drogë në përmbajtje, ajo që ndodhi s'mund të meritohet vetëm nga një trajner. Po trajneri Daja, ekipi i të cilit humbi busullën dhe toruan pas pushimit, çfarë fjalësh ka zgjedhur për t'u thënë futbollist­ëve? Askush nuk e zbulon sekretin nga trajnerët, edhe pse secili është treguar i pafuqishëm për të ndikuar në ekip në një pjesë loje, vetëm me një ndryshim "të vogël": ata bënë tre gola në të dytën, kurse ne vetëm një gol. Mund të thuhet se Daja e fitoi garën e sinqeritet­it me kolegun e tij, kur, pas ndeshjes, ka pranuar se "Ne menduam se e fituam ndeshjen...". Edhe pse dihet botërisht se në futboll ndeshja minohet për 1 minutë dhe jo për 5 minuta siç ndodhi me tanët në fillim të pjesës së dytë, prapësepra­pë, na mjaftojnë vetëm 45 minuta, gjysma e ftohtë e pjatës, për t'u vetëshpall­ur fitues. Dhe nuk e kanë fajin vetëm futbollist­ët dhe trajneri që festuan para kohe, sepse nuk kanë qenë të vetëm. Kur Muzaka qeshte i lumtur në fund të pjesës së parë, qeshnin të gjithë nga ekrani, me idenë se iku dhe një Dinamo në "funeralin" e paracaktua­r...

"Askush nuk e zbulon sekretin nga trajnerët, edhe pse secili është treguar i pafuqishëm për të ndikuar në ekip në një pjesë loje, vetëm me një ndryshim 'të vogël': ata bënë tre gola në të dytën, kurse ne vetëm një gol. Mund të thuhet se Daja e fitoi garën e sinqeritet­it me kolegun e tij, kur, pas ndeshjes, ka pranuar se "Ne menduam se e fituam ndeshjen...".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania