Panorama Sport (Albania)

Plaku mund të mungojë, ka "gjyq" në... Poloni

-

Sebino Plaku mund të jetë mungesa e madhe e Kamzës në ndeshjen e së hënës kundër Skënderbeu­t. "Panorama Sport" mëson se sulmuesi është thirrur për një çështje të hapur nga Federata e Futbollit të Polonisë, për shkak të një padie që ka bërë ndaj ish-skuadrës së tij, Slask Vroklav. Pak kohë më parë, Plaku fitoi gjyqin me klubin polak, duke përfituar 200 mijë euro dëmshpërbl­im. Sot, sulmuesi pritet të vendosë përfundimi­sht nëse të hënën do të udhëtojë drejt Varshavës apo do të qëndrojë në Tiranë për të luajtur kundër ish- skuadrës së tij, Skënderbeu­t. Plaku është një futbollist shumë i rëndësishë­m për Kamzën, teksa drejtuesit i kanë dhënë edhe shiritin e kapitenit të ekipit. Zhbllokimi i tij dhe lojtarit tjetër në repartin ofensiv, Stevan Raçiç, në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Ilirisë ishte një ogur i mirë për skuadrën në prag të sfidës me Skënderbeu­n. "Jam në rrugë e sipër të një gjyqi tjetër për të marrë dëmshpërbl­im për prishjen e karrierës që më ka shkaktuar trajtimi i bërë nga klubi i Slask. Do të jetë një gjyq në Federatën Polake që do të vendosë se sa do të jetë dëmshpërbl­imi në përputhje me ndikimin që ka pasur sjellja e Slaskut në karrierën time", pat thënë Plaku pak kohë më parë për gazetën, pikërisht kur Federata Polake i kishte dhënë të drejtë atij për prishjen e kontratës me Slaskun. Sulmuesi u trajtua në mënyrë çnjerëzore nga klubi polak, por fitoi të drejtën e tij, pasi Federata detyroi Slaskun të dëmshpërbl­ente Plakun me 200 mijë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania