Panorama Sport (Albania)

Një “thes” me tituj për kampionati­n e surprizave

Mirëserdhë­t në ligën ku trukimet janë të "legalizuar­a"

- BESAR BOZGO

Sot ngre siparin kam pionati i ri i Kategor isë së Parë. Një sezon ndryshe nga të tjerët, ku ka më shumë tituj kampionë sesa në Superiore, vendime të çuditshme dhe probleme me stadiumet. Është nga ato vite që do të mbahet mend gjatë. Tirana, për herë të parë në historinë e vet si klub, do të luajë në Kategorinë e Parë, ndërsa pas shumë vitesh, shumë klube dhe lojtarë do thonë: "Kemi luajtur edhe ne ndaj atyre". Shumë stimuj, diferenca të frikshme dhe një "derbi" që u prish me një vendim absurd. Ky konsideroh­et si sezoni i surprizave.

TË VEÇANTAT

Si asnjëherë më parë në historinë e futbollit shqiptar, në Kategorinë e Parë do të jenë më shumë tituj kampionë se në Superiore. Tirana dhe Dinamo kanë fituar së bashku 42 tituj kampionë, 24 bardheblut­ë dhe 18 blutë. Të gjitha ekipet e elitës nuk arrijnë të bëjnë së bashku kaq shumë tituj. Vetëm Tirana ka fituar 51 trofe në historinë e vet si klub, ku përveç titujve, ka koleksionu­ar edhe 16 Kupa të Shqipërisë. PROBLEMET

Por, nga ana tjetër, kjo ligë mbetet me shumë probleme. Çështja e stadiumeve është ajo më e prekshmja. Shumë fusha nuk plotësojnë standardet, në një kohë që ka edhe stadiume ku Policia e Shtetit ka shprehur shqetësim për sigurinë e takimeve. Me një vendim absurd dhe të papreceden­t, FSHF kaloi Dinamon nga Grupi i Jugut, ku militonte prej disa sezonesh, në atë të Veriut. Dhe për këtë nuk u dha asnjë shpjegim. Ndërsa, Tirana u vendos në Grupin e Jugut duke u hequr të drejtën tifozëve për të parë derbin e vetëm që do të luhej në të Parën. Por, thelbi i gjithçkaje që shqetëson më shumë në këtë kategori janë trukimet e ndeshjeve, një gjë që nuk bën më përshtypje. Por, edhe pse shumë ndeshje të sezoneve të fundit në këtë kategori janë trukuar dhe ka pasur akuza nga vet aktorët, FSHF nuk ka marrë asnjë masë. Madje, edhe Komisioni i Etikës që nisi hetimin për disa takime gjatë kampionati­t të kaluar, nuk vendosi për asnjë dënim, duke kaluar gjithçka në heshtje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania