Panorama Sport (Albania)

“Lojë fëmijësh” te Tomori

Futbollist­ët aplikojnë lojëra të fëmijërisë, Dule: Pres fitoren e parë

- ERIS SYLYKU

Tomori dëshiron që ta nisë në mënyrën më të mirë kampionati­n duke fituar në sfidën e parë ndaj Pogradecit. Këta të fundit janë duke kaluar një moment mjaft pozitiv, teksa, nga ana tjetër, beratasit dëshirojnë padiskutim­isht tri pikët për ta nisur kampionati­n në krye të klasifikim­it. Atmosfera në grupin e futbollist­ëve ka qenë mjaft e ngrohtë dhe për t'u vlerësuar. Në fillim të seancës stërvitore, trajneri Santiliano Dule ka zhvilluar një lojë tepër argëtuese me të tijtë, duke iu rikthyer kohën e fëmijërisë me lojën "ta lashë". Ky argëtim ka zgjatur për gati 10

MBROJTËSI minuta, teksa më pas skuadra iu është nënshtruar goditjeve standarde, skemave dhe mënyrës së vendosjes në fushën e blertë. Beratasit janë stërvitur me intensitet përgjatë gjithë javës, teksa rezultati i ndeshjes do të tregojë edhe punën e bërë. TRAJNERI

Në një prononcim për "Panorama Sport", tekniku Santiliano Dule është shprehur: "Sigurisht që gjendja e skuadrës është optimale përpara kësaj sfide të rëndësishm­e, ku e vetmja gjë që pres është fitorja. E njoh mjaft

BLUTË mirë skuadrën e tyre dhe kanë lojtarë cilësorë që për vite me radhë luajnë me njëri-tjetrin. Kam kërkuar nga lojtarët maksimumin në këtë sfidë, pasi një humbje ose barazim do të na klasifikon­te në grupin e të dështuarve. Ndonëse kjo është ndeshja e parë, një fjalë e urtë popullore thotë që fillimi i mbarë është gjysma e punës. Ndaj, nuk shoh asnjë rrugë tjetër veç fitores në këtë takim. Klubi i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe detyrimet ndaj këtij grupi, çka dua të them që nuk ka vend për pakënaqësi­ra. Kalendari është totalisht në favorin tonë dhe si të tillë duhet ta shfrytëzoj­më me sukses këtë mundësi që na është dhënë", është shprehur trajneri Dule.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania