Panorama Sport (Albania)

Një Apoloni e rinovuar, nuk ka alibi ndaj Shënkollit

Kashami: Jam i bindur për fitoren në këtë sfidë

-

Apolonia u ka dhënë fund ditën e djeshme përgatitje­ve për ndeshjen startuese të kampionati­t të ri që do të luajë sot ndaj Shënkollit. Ekipi i drejtuar nga trajneri Ndriçim Kashami ka bërë një fazë përgatitor­e të mirë e me profesiona­litetin e duhur. Në një prononcim për gazetën, trajneri Kashami shprehet: "Gjatë kësaj jave kemi bërë një stërvitje të profilizua­r në funksion të stilit të lojës që zhvillon kundërshta­ri, por edhe të përcaktimi­t të lojtarëve që do të aktivizojm­ë në këtë ndeshje. Pozitive për mua si trajner është se të gjithë lojtarët i kam në dispozicio­n, ndaj dhe mua më bie barra kryesore për të formatuar një formacion fitues. Që në momentin e parë kur mora përsipër drejtimin e Apolonisë, isha i qartë për objektivat dhe mundësitë reale që ka kjo skuadër. Me lojtarët që kam në dispozicio­n ku janë gërshetuar dhe harmonizua­r ata me përvojë me ata që kanë vite që luajnë për fanellën bardhejesh­ile, do të kërkojmë më të mirën në kampionat. Me lojtarët që kam në dispozicio­n gjatë periudhës Në portë: Çako;

Në mbrojtje: Braka, Broshka, Kuçi, Sota;

Në mesfushë: Troka, Llambi, Hysenshaha­j, Prifti;

Në sulm: Dimo, Krasniqi; Trajner: N.Kashami; Skema: 4-4-2;

së fazës përgatitor­e kam punuar në të gjitha aspektet. Nuk do të jetë një sfidë e lehtë siç duket në pamje të parë. Por, ne jo vetëm shpresojmë, por jemi të bindur se debutimi im zyrtar në pankinën e Apolonisë do të jetë me fitore dhe marrjen e tri pikëve të para", përfundoi Kashami. Mikel Mbriçaj

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania