Panorama Sport (Albania)

Botërori, vajzat e Shqipërisë e nisin me disfatë

Goli i nderit, spektakola­r nga Begolli në fund

- VLADIMIR MEMA

Shqipëria është shumë e vogël përballë Zvi crës në futbollin e femrave, teksa në sfidën e parë të eliminator­eve të kupës së Botës, Grupi 2, vajzat e Grimës janë mundur thellë 1-4 në "Elbasan Arena". Shqipëria u përpoq të shkonte përtej mundësive të veta, por diferencat ndërmjet skuadrave ishin shumë të mëdha. Gjithsesi, përpos kësaj, Begolli shënoi një gol spektakola­r, që kishte një vlerë morale. Sa i përket kronikës, zviceranet e mbyllën gjithçka që në pjesën e parë ku shënuan tri herë, për t'u pasuar më pas edhe me një tjetër gol në të dytën dhe hipotekuar në këtë mënyrë edhe tri pikët e para në grup.

PJESA E PARË- Ashtu siç pritej në letër, është skuadra mike ajo që merr frenat e lojës në dorë dhe shfaqen menjëherë rrezikshëm në portën e Zanit. Vajzat e Kombëtares shqiptare mundohen vetëm të mbrohen në bllok dhe për minuta të tëra ia dalin ta mbajnë të paprekur rrjetën. Mirëpo, pas rasteve të shumta, rezultati do të zhbllokohe­t në minutën e 23-të nga Bruner, pas një goditjeje në kufijtë e zonës së rreptësisë. Minutat kalojnë dhe në fushë ka vetëm një skuadër, ajo e Zvicrës, e cila kërkon me ngulm gola të tjerë, por sulmet e tyre hasin në pengesën e Zanit. Gjithsesi, në të 39-ën është Bahman që kalibron të

djathtën nga jashtë zone dhe sfera ndalet në rrjetë. 0-2 dhe Shqipëria "çahet", aq sa një minutë më pas, zviceranet fitojnë një penallti me anë të Crnogorçev­iç. E merr përsipër vetë dhe shënon pa probleme. Pjesa e parë mbyllet 0-3, me vajzat tona që nuk

e goditën në asnjë moment portën kundërshta­re.

PJESA E DYTË - Fraksioni i dytë i lojës nis me një ritëm më të ngadaltë, pasi Zvicra mundohet më shumë të ruajnë rezultatin, ndërsa vajzat tona janë të pafuqishme për të shtyrë përpara. Gjithsesi, loja luhet vetëm në gjysmëfush­ën tonë, por mungojnë rastet e rrezikshme nga ana e ekipit mik. Rasti i vetëm për ekipin tonë është ajo e minutës së 65të me anë të Krasniqit, e cila, pas një krosimi nga e majta, prek traversën mike. Mirëpo, dy minuta më pas është kapitenia Dikenman që godet fuqishëm nga cepi i majtë në zonën tonë dhe sfera ndalet në rrjetë. Ka kohë për një gol "flamuri" me anë të Begollit, e cila përfiton nga dalja e portieres mike dhe me një parabël e dërgon sferën në rrjetë në minutën e 81-të. Në minutat e mbetura ka kohë për një gol të anuluar të helveteve për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, mbyllet gjithçka në shifrat 1-4 për zviceranet, me Shqipërinë që bëri sa mundi, por pa e evituar dot humbjen në sfidën e parë të këtyre kualifikim­eve.

 ??  ?? Zviceranet duke festuar një nga golat e djeshëm
Zviceranet duke festuar një nga golat e djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania