Panorama Sport (Albania)

Basketboll, Tirana fsheh trajnerin e ri

Rinovon Karaj, firmos edhe amerikani Houkins

-

Tirana në basketboll për meshkuj ka prezantuar dje trajnerin e saj të ri, grekun Antonios Doukas. Sikurse e kishte cilësuar afrimin e tij pak ditë më parë si konfidenci­al ( unikal dhe i padëgjuar si pretendim), ky standard, aspak korrekt me mediat, është ndjekur edhe në ditën që tekniku helen ka hedhur firmën nën kontratë. Nën fshehtësi të plotë dhe krejt çuditshëm, klubi bardheblu ka zgjedhur ta bëjë publike vetëm nëpërmjet një foto në rrjetin e saj social "Facebook" në shoqërinë e menaxherit të përgjithsh­ëm, Angelo Koleka. Një shpikje "alla bardheblu" e turpshme, ku prezantime­t bëhen sa për "sy e faqe" e për veten e tyre e jo për ata që mbushin arenat sportive. Lind pyetja, pse pikërisht klubi zgjodhi ta mbajë larg mediave, të ketë patur realisht frikë? Kur të gjithë sportdashë­sit prisnin të mësonin nga trajneri i ri se çfarë kontrate ka firmosur me kryeqyteta­sit, me çfarë objektivas­h ka ardhur në Tiranë, sa e njeh kampionati­n shqiptar, a ka ndjekur ndonjë ndeshje të kampionati­t, pse zgjodhi pikërisht Shqipërinë, është në dijeni të infrastruk­turës në vend, të gjitha këto pyetje mbetën pa përgjigje. Pse? Sepse kështu do klubi, duke u mjaftuar me një shtrëngim duarsh e duke dhënë një shembull amator dhe aspak të denjë. Edhe pse një emër i madh jo vetëm në shumësport­ëshin shqiptar, Tirana në basketboll­in e meshkujve Ndeshja e parë, 10 tetor Blokotehna - Tirana (sfida e kthimit, 19 dhjetor)

Ndeshja e dytë, 17 tetor

është treguar shumë e vogël. Po siç duket Tirana e ka metodë pune prezantimi­n "top secret" nëpër zyra. Të njëjtën gjë ka bërë edhe për rinovimin e kapitenit Erkand Karaj dhe më e rëndësishm­ja, të afrimit më të ri të sajin, amerikanin Fill Houkins.

 ??  ??
 ??  ?? Trajneri i ri i Tiranës Antonios Doukas
Trajneri i ri i Tiranës Antonios Doukas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania