Panorama Sport (Albania)

Europiani i shtangës, zhduken femrat

Gara kontinenta­le zhvillohet në datat 15- 21 tetor

- OLGERT SERANI

Pas publikimit të listës së kombëtares shqiptare të rrudhur në vetëm një peshëngrit­ës (Kristi Ramadani) për kampionati­n europian për paratërinj që do të mbahet në datat 22-30 shtator në Prishtinë të Kosovës, një tjetër surprizë vjen nga Federata Shqiptare e Peshëngrit­jes për një pjesëmarrj­e të radhës kuqezi në arenën ndërkombët­are. Në shpalljen e listës të konkurrent­ëve që do të garojnë në logon kuqezi në kampionati­n europian për të rinj dhe U- 23 kur arena pritëse do të jetë sërish Durrësi, bie në sy që Shqipëria nuk do të ketë asnjë konkurrent­e femër. Nuk dihet arsyeja se përse është bërë ky seleksioni­m nga ana e kryesisë së Federatës Shqiptare të Peshëngrit­jes duke "djegur" peshëngrit­ëset femra edhe

pse kemi luksin që kjo ngjarje e madhe sportive të zhvillohet pikërisht në Shqipëri. Gazeta "Panorama Sport" kërkoi një reagim zyrtar nga ana e Federatës, por pa mundur të marrë një përgjigje. Sakaq, pjesë e kuqezinjve do të jenë tetë meshkuj, të ndarë nga katër në secilën kategori. Kështu "OK" është dhënë për peshëngrit­ësit Arbër Çerçizi (pesha 62 kg), Roald Kuqja (pesha 62 kg), Kristi Ramadani (pesha 77 kg) e Denald Gjata (pesha 105 kg), ndërsa për grupmoshën U-23 do të ngjiten në pedant sportistët Romario Avdiraj (pesha 62 kg), Alban Hoxha (pesha 77 kg), Marsel Xhemollari (pesha 77 kg), Sopot Sula (pesha 85 kg). Shqipëria i rikthehet organizimi­t të një kampionati europian pas atij për të rritur që u mbajt në muajin prill të vitit 2013 në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania