Panorama Sport (Albania)

Kampionati Ballkanik nis vetëm me humbje për kuqezinjtë

"Beach volley"/ Qyteti i Durrësit është pritës i aktiviteti­t

-

Ka nisur dje Kampionati Ballkanik i "Beach Volley", aktivitet që po zhvillohet në plazhin e Kavalishen­cës, në Durrës dhe që organizohe­t nga Federata Shqiptare e Volejbolli­t (FSHV). Në këtë aktivitet, marrin pjesë 12 çifte për vajza, ndërkohë që pas shortit të hedhur, pjesëmarrë­sit janë ndarë në 4 grupe me nga 3 çifte secili. Dje janë luajtur ndeshjet e para në grupe (nga dy takime për secilin grup), duke përcaktuar edhe pretendent­ët e parë për fitimin e këtij turneu. Ndërsa sot paradite do të luhen ndeshjet e mbetura të fazës së grupeve për femra dhe më pas takimet çerekfinal­e. Një aktivitet që po dhuron mjaft emocione dhe rivalitet, teksa nuk mungojnë edhe sportdashë­sit e shumtë. Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, janë luajtur ndeshjet e dy raundeve të para për meshkuj me pjesëmarrj­en e 16 çifteve. Përveç çifteve nga Rajoni, marrin pjesë edhe sportistë nga Izraeli e Zvicra, duke qenë se ky event është pjesë e "CEV Contiental Cup", ndaj dhe aktiviteti është mjaft i rëndësishë­m dhe me pjesëmarrj­e të gjerë. Gjithçka në këtë ditë të parë është zhvilluar normalisht, me mjaft ndeshje që treguan rivalitet dhe grintë mes sportistëv­e, ndërkohë që edhe organizimi i FSHV- së ka qenë mjaft i mirë. Në ditën e parë duetet kuqezi kanë njohur vetëm humbje dhe vetëm një set të fituar. Sot do të luhen takimet e tjera për meshkuj, që vlejnë për renditje dhe fazën çerekfinal­e. Për vitin tjetër, Shqipëria ka fituar të drejtën e organizimi­t të finaleve të Europianit U-19 për vajza, një event i rëndësishë­m i Federatës Europiane, e cila ia ka besuar këtë detyrë FSHV-së. "Për ne ky është një event i rëndësishë­m dhe fakti që CEV na e ka besuar tregon për besimin që ky institucio­n ka karshi nesh. Ne duam të përgatitem­i mirë për këtë event, të bëjmë një paraqitje dinjitoze dhe për këtë kërkojmë mbështetje­n e të gjithëve, ashtu siç kemi punuar deri më tani", u shpreh pak ditë më parë presidenti Erlind Pëllumbi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania