Panorama Sport (Albania)

Tifozët bojkotojnë Kombëtaren

Për momentin nis shitja e biletave në internet, dyshime nëse do të ketë edhe në terren

- GENTJAN ALINANI

Kombëtarja e Italisë vjen për herë të parë në Shqipëri për të luajtur kundër Shqipërisë dhe ditën e djeshme, Federata Shqiptare e Futbollit bëri me dije se kanë dalë në shitje biletat për sfidën e fundit eliminator­e të Botërorit. Por kjo gjë nuk i emocionon Tifozat Kuq e Zi, të cilët shkojnë në stadium për Kombëtaren dhe jo për kundërshta­rin. Përmes një njoftimi ditën e djeshme, ata kanë lënë të kuptohet se nuk do të jenë në "Shkodër", por po përgatiten për transfertë­n e Spanjës. Kjo është strategjia që kanë ndjekur prej disa kohësh duke bojkotuar të gjitha ndeshjet që Shqipëria luan në shtëpi.

BILETAT- Përmes një njoftimi në sajtin zyrtar, federata bën me dije se të gjithë tifozët do të kenë mundësi t'i blejnë biletat online. Pak orë më vonë qarkulloi lajmi se për këtë ndeshje, biletat do të shiten vetëm në internet. Diçka e pazakontë për njerëzit dhe personat, të cilët ende nuk kanë një njohuri të lartë në përdorimin e internetit. Mund të tingëllojë çuditshëm, por është e vërtetë. Dhe kjo gjë mund t'ua mohojë të drejtën disa tifozëve që duan patjetër të jenë në stadium. "Panorama Sport" kërkoi informacio­ne pranë FSHF-së në lidhje me këtë çështje dhe MBROJTËSI zyra për shtyp siguroi se, në të ardhmen do të ketë edhe shitje në terren. I dyshimtë ishte fakti që për ndeshjen me Lihtenshte­jnin, në njoftimin e bërë thuhej se përveç shitjes online, tifozët mund t'i gjenin biletat edhe në dyqanin zyrtar të FSHF-së. Këtë herë, kjo shtojcë mungonte, çka i lë të hapura dyshimet që shitja

mund të bëhet vetëm në internet, por nuk e përjashton mundësinë që pas disa ditësh të dalin në shitje edhe në terren. Biletat po shiten vetëm në internet për momentin, ndërsa nuk është çudi që të përfundojn­ë të gjitha brenda një kohe shumë të shkurtër. Nuk është hera e parë, sepse edhe në ndeshjet me

Serbinë, Spanjën, por edhe me Maqedoninë, ndodhi e njëjta gjë. Biletat në internet "avullojnë" shumë shpejt dhe zhduken si me magji, duke u mohuar të drejtën shumë personave që të ndjekin nga afër Kombëtaren. Pastaj, çuditemi në momentin që shkallët e stadiumeve ku luan Shqipëria janë të boshatisur­a.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania