Panorama Sport (Albania)

Çalhangolu, fantazisti turk gati të marrë për dore "Djallin"

-

Ndeshja ndaj Austrisë së Vjenës për Hakan Çalhangolu mund të përmblidhe­t në tri fjalë: "ndërton, pason, shënon". Djaloshi i ardhur nga Leverkusen­i më në fund vërtetoi me fakte të gjitha fjalët e mira në adresë të tij. Moduli i ri i Milanit 3- 5- 2, i dha mundësi fantazisti­t të shpalosë të gjithë repertorin e tij, duke filluar nga faza sulmuese. Dy asiste dhe një gol vlejnë deri diku për një vlerësim maksimal, pasi ajo që bie në sy në ndeshjet e turkut është predispozi­ta për t'u sakrifikua­r.

NË MBROJTJE - Për një lojtar që luan prapa sulmuesve, pavarësish­t se teorikisht rreshtohet në mesfushë, 10 topa të vjedhur kundërshta­rit përbëjnë një thesar taktik. Siç e tha edhe vetë Montela, merkato e Milanit është bazuar pikërisht në skemën me tre mbrojtës, por më shumë sesa mbi merkaton, ky modul duket të jetë krijuar mbi Çalhangolu­n.

NË SULM - Pasime të sakta, hapje loje nga 40 metra dhe goditje nga distanca. Nga "Milanelo" ka zëra se 23-vjeçari ka akoma më shumë potencial, 7 pasime direkte dhe përgjegjës­ia e treguar në të dyja fazat e bëjnë një xholi të rëndësishë­m në mesfushë. Andre Silva diti të shfrytëzoj­ë në perfeksion karakteris­tikat e Çalhangolu­së, ndaj jo më kot gazetat më të mëdha sportive në Itali, dje flisnin për gjenialin (turku) dhe fatalin (portugezin). Montela ka në dorë një armë të fuqishme, e cila nëse siguron mbështetje­n e treshes së mbrojtjes të udhëhequr nga Bonuçi, premton pozitivish­t për të ardhmen.

VARIABËL - Vetë numri 10 kuqezi prezantohe­t si fantazist ose si një "Suso" i krahut të majtë. Kultura e punës në Gjermani e bën të "përshtatsh­ëm" në çdo pozicion. Montela e sheh si qendror të majtë në mesin e fushës me 5 lojtarë, por Çalhangolu në karrierën e tij ka treguar si di të mbulojë çdo rol që nga ai përpara mbrojtjes e deri tek ai në vijën e dytë të sulmit. Montela ka një xhol, ecuria e ekipit, por edhe e sfidave të veçanta do të vendosin për rolin e djaloshit të lindur në Manhajm. Ndaj Udinezes moduli 3-5-2 do të ketë provën e radhës, me Montelën që do të kërkojë të përsërisë "simfoninë" e Vjenës për "San Siron". Çalhangolu, solisti që nuk gabon asnjë notë, është gati për shfaqjen e radhës, teksa Montela nuk ka nevojë t'i shpjegojë që grupi vjen përpara individit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania