Panorama Sport (Albania)

Andrea Anjeli, federata kërkon muaj pezullim

Miliarderi, në rast dënimi, duhet të dorëzojë detyrën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Procesi sportiv në dëm të presidenti­t të Juventusit, Andrea Anjeli, u hap zyrtarisht dje në Gjykatën e Federatës së Futbollit, nën drejtimin e Çezare Mastroçola­s. Duke qenë se seancat e para dëgjimore të akuzës dhe mbrojtjes, por edhe të vetë të përfshirëv­e, janë bërë më shumë se një muaj më parë, shefi i Prokuroris­ë në Federatën Italiane të Futbollit, Xhuzepe Pekoraro, ka kërkuar 2 vite e gjysmë skualifiki­m për Andrea Anjelin, plus një gjobë prej 50 mijë euro për shkeljen e ligjit në lidhje me marrëdhëni­et që nuk duhet të mbajë me ultrasit bardhezi. Në bazë të rregullave, në rast të një dënimi prej më shumë se një viti, Anjeli do të shkarkohej menjëherë nga detyra e tij si presidenti i Juventusit. Po çfarë rrezikon edhe klubi? Për Juventusin rreziku është dy ndeshje pa tifozë dhe të paktën 300 mijë euro gjobë. Ndërsa dje, ka nisur seanca dhe akuza ka bërë kërkesat e saj të para, gjyqi i radhës dhe ai vendimtari do të bëhet pas 10 ditësh, kohë e limituar kjo për avokatët e miliarderi­t nga Torino për të përgatitur mbrojtjen e tij dhe për të ulur sa më tej dënimin që mund t'i takojë, në qoftë se nuk kërkon që ky pezullim prej 30 muajsh ta detyrojë që të dorëzojë postin e presidenti­t.

Çfarë ndodhi? - Këtë verë, komisioni antimafia kishte në dorë një hetim disavjeçar, i cili implikonte Andrea Anjelin në lidhje të ngushta me kapot e grupimeve të ndryshme të ultrasve, disa prej të cilëve edhe me precedent penal. Madje, disa prej tyre, mendohet se u ka krijuar jo vetëm lehtësira në stadium, por i ka ndihmuar edhe me bileta, fitimet e të cilave do të mbaheshin prej tyre.

Tifozët duan Aleksin - Menjëherë pas lajmit dhe mundësisë se Andrea Anjeli

mund të dënohet me më shumë se një vit dhe kjo bën që të dorëzojë postin, grupime dhe tifozë të shumtë kanë bërë kërkesën e tyre për pasuesin e presidenti­t aktual. I përzgjedhu­ri është ikona e këtij klubi, ish- sulmuesi dhe kapiteni Alesandro Del Piero.

 ??  ?? AndreaAnje­li, duke mbërritur dje në gjykatë
AndreaAnje­li, duke mbërritur dje në gjykatë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania