Panorama Sport (Albania)

FIFA ndryshon rregullore­n, Italia “dridhet”

Për në "Rusi 2018", ndarja në vazo do të varet nga renditja, aktualisht "axurrët" janë në të tretën

-

Pas humbjes shkatërrim­tare me Spanjën, Italia do ta kërkojë pjesëmarrj­en në Botërorin 2018, nga porta e shërbimit, e thënë ndryshe nga faza e "play off"eve, gjithmonë nëse nuk ndodh çmenduria dhe Spanja ngec në të dyja sfidat që i kanë mbetur (dhe Italia t'i fitojë të dyjë). Gjithsesi, ky duket një skenar më shumë se i pamundur, por sikur të mos mjaftonte makthi që do të kenë derisa të vijë siguria pas "play off"-eve, Kombëtarja "axurre" merr një tjetër lajm të keq. FIFA ka vendosur të ndryshojë sistemin e shortit për shpërndarj­en e grupeve për Kupën e Botës "Rusi 2018". Nëse emrat e mëdhenj të botës ishin gjithmonë kokë grupi, përfshirë këtu edhe vendin organizato­r, sivjet gjërat do të ndryshojnë totalisht. Kjo do të thotë se në vazon e parë do të shkojnë 7 kombëtaret më të mira të botës, ndërsa e teta do të jetë Rusia, vendi organizato­r. Tashmë dihet që 32 pjesëmarrë­set ndahen në 8 grupe me nga 4 skuadra, por nëse situata nuk ndryshon në dy muajt e ardhshëm, atëherë Italia rrezikon vërtet një grup ferri, gjithmonë nëse kualifikoh­et. Renditja e fundit e FIFA-s i ka parë ata në vendin e 17-të, e thënë ndryshe, për momentin ato gjenden në vazon e tretë, gjë që do të thotë se përveç kryesuesev­e të rrezikshme si Gjermania, Brazili, Portugalia e Argjentina, rrezikojnë edhe kombëtare të tjera si Spanja e Anglia, që për momentin janë në vazon e dytë. Sigurisht që kjo risi e qeverisë ndërkombët­are të futbollit, është një tjetër barrë në shpatullat dhe në këmbët e përfaqësue­ses së stërvitur nga Xhampiero Ventura, të cilët duhet t'i fitojnë me çdo kusht dy ndeshjet e ardhshme eliminator­e, për të ngjitur shkallë në renditjen e përgjithsh­me dhe për të mbetur të paktën në vazon e dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania