Panorama Sport (Albania)

Konte nxjerr muskujt ndaj terrorizmi­t dhe Arsenalit

Italiani: Hazard në formë, të hakmerremi për Superkupën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Londra është zgjuar sërish e frikësuar dje, pas një sulmi terrorist, i cili fatmirësis­ht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz. Gjithçka ndodhi në "Parsons Green", jo shumë larg stadiumit të Çelsit, "Stamford Bridge", ndonëse diçka e tillë nuk do të bëjë që ndeshja e të dielës, mes bluve dhe Arsenalit, një përsëritje e Superkupës së Anglisë, e cila hapi sezonin sivjet, të shtyhet. Për këtë arsye, mendimin i parë i trajnerit të Çelsit, Antonio Konte, ka qenë në lidhje me banorët e Londrës dhe sportdashë­sit, të cilët i ka ftuar në stadium, për të treguar forcën kundër këtyre akteve. "Të tilla situata janë vërtet të frikshme, të vështira për t'u kapërdirë, por jeta duhet të vazhdojë përpara dhe ne të gjithë duhet të tregojmë forcë ndaj të tilla ngjarjeve dhe njerëzve që i shkaktojnë ato. Është e vërtetë që mendja të shkon gjithmonë aty kur ndodhin gjëra të tilla kaq të rrezikshme, por të gjithë ne duhet të mendojmë edhe për jetën, edhe për futbollin, për ndeshjen e ardhshme kundër Arsenalit, shprehet trajneri italian, që më pas ndalet në analizën e sfidës. "Hazard? Eden është gati dhe po rigjen shumë shpejt formën e tij më të mirë, prandaj për mendimin tim, ai do të jetë në fushë nga minuta e parë. Kemi një ndeshje të vështirë për të përballuar, por edhe për të

fituar. Arsenali ka pesë vite që nuk fiton në ' Stamford Bridge'? Kjo është vetëm një statistikë, jo një garanci, pasi po flasim për një prej 6 skuadrave që synojnë titullin kampion sivjet. Pastaj, mos ta harrojmë, që vetëm një muaj më parë, ishim ne

ata që zbrisnim në fushë me petkun e favoritit, në Superkupë, dhe na mundën. Mos të harrojmë, gjithashtu edhe finalen e 'FA Cup'. Prandaj, kundër Arsenalit kemi jo vetëm tri pikë për të fituar, por edhe një hak për të marrë", deklaroi trajneri i Çelsit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania