Panorama Sport (Albania)

Guardiola "Te Bajerni nuk pata përplasje, kujdes Uotfordin"

-

Pep Guardiola sivjet ndihet më komod me skuadrën që ka në "duart" e tij, pasi Mançester Siti ka bërë një start pozitiv, si në kampionat, ashtu sikurse në Europë dhe ndryshe nga vjet, po tregohet edhe mjaft solid në atë repart, i cili bënte të "qante" trajnerin spanjoll. Në intervistë­n e tij përpara duelit me Uotfordin, i cili është vetëm dy pikë prapa "qytetarëve", Guardiola u ngacmua edhe nga disa gazetarë gjermanë të pranishëm, që i kërkuan një opinion në lidhje edhe me atë që po përjeton Karlo Ançeloti te Bajerni i Mynihut sivjet. "Po përfitoj nga rasti dhe prezenca juaj që t'i shpreh të gjithë mbështetje­n time Ançelotit, i cili po kalon një situatë delikate te Bajerni i Mynihut. Madje, i uroj atij që gjërat të ndryshojnë sa më shpejt dhe ai të bëjë një sezon perfekt deri në fund. Arsyet e largimit tim nga Bundesligë? Kur vendosa të iki, dëgjova pas krahëve të nënvizohej se kisha pasur një sherr me presidenti­n Hënes dhe shefin Rumenige, por ndërkohë asgjë nuk është e vërtetë nga kjo. Thjesht nuk arrita atë që mendoja dhe nuk mund të bëja ndryshe, shprehet Guardiola, i cili më pas ndalet te ndeshja me Uotfordin. "Në letër, mund të duket një takim i lehtë, por që në të vërtetë, nuk do të jetë aspak kështu. Nëse shohim, ata janë vetëm dy pikë prapa nesh dhe për më shumë kanë një grup shumë të fortë, fizikisht e teknikisht. Pastaj, luajmë në transfertë dhe kjo është një tjetër armë në favor të tyre, prandaj të bëjmë kujdes, sepse na presin telashe. Ederson në fushë? Sido që të jetë, në portë nuk do të na mungojë ai që pret. Por në Champions e pashë mjaft mirë, të motivuar dhe besoj se do të jetë gati edhe për Uotfordin. Lufta për titull varet nga këto sfida? Jo, varet nga të gjitha, por vështirë se mund të flitet për këtë objektiv, ndërsa jemi ende në katër javët e para. Llogaritë bëhen të paktën pas vitit të ri, ose edhe merkatos së janarit. Deri atëherë...".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania