Panorama Sport (Albania)

Liverpul Klop vë paqe mes Kutinjos dhe tifozerisë

-

Kutinjo do të rikthehet titullar sot në sfidën ndaj Bërnlejt dhe ndoshta në këtë mënyrë, më në fund do të vendoset edhe paqja mes tij dhe tifozerisë së të kuqve, pas kërcënimev­e të merkatos së verës, ku ai kërkoi largimin me çdo kusht në drejtim të Barcelonës. Por trajneri Jurgen Klop nuk u dorëzua atëherë dhe nuk ka ndërmend që ta bëjë edhe sot, duke qenë se pas skualifiki­mit të Sadio Manesë (shkelm në fytyrë ndaj portierit të Mançester Sitit, javën e kaluar), do të jetë braziliani, ai që do ta nisë nga minuta e parë. "Në ndeshjen kundër Sevijes, pasi një pjesë e mirë të tifozëve tanë të zjarrtë që e pritën shumë mirë Kutinjon, por shpresoj që sot ndaj Bërnlejt, të gjithë të hapin krahët dhe të përqafojnë një futbollist si Kutinjo, i cili është tepër i rëndësishë­m për ne. Është normale se, duke parë gjërat që ndodhën në verë, nuk ishte e sigurt se ai nuk do të urrehej nga disa, por tani e në vazhdim, jam optimist se me të rigjetur ritmin e duhur dhe golat e tij, Kutinjo do të dijë që të rifitojë edhe njëherë tjetër turmën dhe të gjithë së bashku të tentojmë të bëjmë një sezon sa më të mirë. Ndaj Bërnlejt mendoj se do të jetë titullar me 99 për qind. Balotazh në portë? Nesër (sot) do të luajë Minjole. Ai është numri një i skuadrës sonë në atë rol dhe në këtë aspekt nuk ka diskutime. Detyra ime është të vendos formacioni­n, ndërsa ajo e lojtarëve është të pranojnë vendimet e mia dhe të jenë në çdo moment gati. Kemi nevojë për portierë të mëdhenj, jo vetëm për titullarin, por edhe i dyti e i treti duhet të jenë në të njëjtin nivel. Bërnlej? Një rival fizik, i rrezikshëm për lojën tonë, prandaj duhet të tregohemi të zgjuar dhe marrim lojën në dorë që në fillim. Shpesh herë, në sfida të tilla kemi hedhur hapa shumë të gabuar, por sivjet duhet të nisim që të marrim maksimumin nga ekipet e ashtuquajt­ura të 'vogla'", tha Klop.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania