Panorama Sport (Albania)

Ançeloti: Me Riberinë u sqarova, unë s’vendos gjoba

"Ndaj Mainzit,na duhet shpejtësi dhe përqëndrim"

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Në prag të sfidës së radhës në Bundes ligë, ku Bajerni do të përballet me skuadrën e Mainzit, tekniku italian, Karlo Ançeloti, ka folur përpara gazetarëve lidhur me të ardhmen e tij, formën e skuadrës, si dhe ka sqaruar për problemet e fundit në klubin bavarez.

Si duket gjendja me Zherom Boateng?

Boateng është në një formë mjaft të mirë, pasi edhe në sfidën ndaj Anderlehti­t është aktivizuar për 20 minuta në fushë duke i përfunduar me sukses. Ai mund të luajë sot, por do ta vendos përpara sfidës.

Keni bashkëbise­duar me Frank Riberinë pas sfidës me Anderlehti­n?

Patjetër që po. Kemi folur gjatë së bashku dhe tanimë çdo gjë është aty ku duhej. Nuk ka asnjë problem. E kam kuptuar reagimin e tij atë mbrëmje.

Çfarë ndodhi pas sfidës me Anderlehti­n?

Kemi bërë disa gjëra të qarta për skuadrën. Tani, shpresoj që ata të zbatojnë këshillat që u dhashë.

A do të ketë ndryshime të mëdha në skuadër për sfidën e sotme?

Do të ketë ndryshime të vogla. Lojtarët që nuk kanë luajtur ndaj Anderlehti­t, do t'i aktivizoj sot. Megjithatë nuk mund të përmend emra konkretë.

A pritet të largoheni përpara se të mbarojë kontrata?

Nuk më pëlqen të flas mbi kontratën time. E vetmja gjë që mund të qartësoj është që kontrata ime te Bajerni përfundon në 30 qershor të vitit 2019.

Si është gjendja në skuadrën bavareze?

Ende nuk mund të them se jemi në formën tonë më të mirë, megjithatë nuk është aspak keq. Të paktën jemi një skuadër, e cila përmirësoh­et me hapa të mëdha. Gjatë sfidës së nesërme, do na duhet të luajmë sa më shpejt.

A mendoni se zëri juaj nuk dëgjohet më si më parë në skuadër?

Nuk mund t'u përgjigjem të gjitha kritikave sa u përket taktikave dhe strategjis­ë që unë mendoj se është e duhura. I falënderoj ata që më japin këshilla, ndaj do të organizoj një festë të madhe në fund të sezonit, ku mund të bashkëbise­doj me këdo që ka dëshirë. Do të ketë ushqime të freskëta dhe verë të mirë.

Cilat janë pasojat, nëse dikush i thyen rregullat tuaja?

Jemi një klub, i cili është i bazuar në rregulla dhe nëse dikush nuk i zbaton, do të ketë edhe ndëshkime. Por nuk jam unë përgjegjës për këtë pjesë, është drejtori sportiv, Salihamixh­iç.

Si është gjendja e Arturo Vidal?

Ai është në gjendje mjaft të mirë fizike dhe mendoj se do të luajë në sfidën e sotme.

Nëse largoheni nga Bajerni, do të udhëtoni drejt Kinës apo Anglisë?

Jam shumë i lumtur në skuadrën e Bajernit dhe dua ta përfundoj së pari kontratën time këtu. Më pas do të kërkoj një rinovim. Nëse kjo gjë nuk është e mundur, do më duhet të shoh opsionet që do të kem. Në Kinë nuk kam qenë asnjëherë. Por në Spanjë, Angli, Francë dhe Itali kam kujtime mjaft të bukura.

Megjithatë, nuk i dihet ç'ndodh në të ardhmen.

Si është situata me Robenin dhe Levandovsk­in?

Është diçka normale kur lojtarët mbeten të pakënaqur. E njëjta gjë ndodhi edhe me ta. Çka është më e rëndësishm­ja, duhet të fokusohemi dhe të japim maksimumin në fushë.

Si e shihni skuadrën e Mainzit në prag të sfidës?

Mainzi ka një skuadër tepër të fuqishme, e cila luan me intensitet të lartë dhe ushtron shumë presion në fushë. Megjithatë ne jemi tepër të motivuar dhe nuk i druhem aspak.

A ka probleme me shpirtin e skuadrës?

Nuk ka patur kurrë probleme sa i përket kësaj pjese. Ndryshe nuk do të kishim arritur të fitonim në këto sfida të luajtura. Ende na duhet punë për të përmirësua­r, por do t'ia arrijmë shumë shpejt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania