Panorama Sport (Albania)

Ajeti i pafat, dëmtohet në një ditë fantastike

Mbrojtësi shqiptar më i miri te Krotone, vlerësohet me 7

- OLSI TUJANI

Paraqitje spektakola­re për sa kohë ishte në fushë, edhe pse përballë kishte zikaltrit e Interit të kryesuar nga Ikardi. Arlind Ajeti është rikthyer edhe një herë në fushën e lojës që të jetë vendimtar, mirëpo për fat të keq një dëmtim muskulor bëri që të linte fushën e lojës pa mbaruar sfida. Lajm që bën trajnerin e kuqezinjve me "dhimbje koke" para sfidës me Spanjën.

DËMTIMI

Arlind Ajeti mban në ankth Kristian Panuçin. Mbrojtësi i përfaqësue­ses shqiptare është dëmtuar dje në sfidën mes Krotones dhe Interit duke lënë para kohe fushën e lojës, për t'i krijuar jo pak probleme teknikut të përfaqësue­ses vetëm dy javë para grumbullim­it. Arlind Ajeti zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke u treguar vendimtar me ndërhyrjet e tij në disa momente të ndeshjes, për të ndalur Zhoao Marion dhe Ikardin që i drejtohesh­in portës së Krotones. Por në minutën e 64- t të ndeshjes ai kërkoi ndihmën e stafit mjekësor dhe më pas la fushën e lojës, duke u zëvendësua­r nga trajneri Nikola. Një dëmtim muskulor bëri që shqiptari të mos ishte në gjendje për të vijuar takimin dhe stafi i skuadrës italiane vendosi që të linte menjëherë lojën. Në ditët në vijim, do të bëhet me dije edhe shkalla e dëmtimit. Duke llogaritur që në ndeshjen e radhës të Kombëtares, kundër Spanjës, mungon për kartonë të verdhë edhe Mërgim Mavraj, dëmtimi i Ajetit mund të detyrojë Panuçin të rindërtojë plotësisht qendrën e prapavijës në krahasim me dy ndeshjet e kaluara. Tani duhen pritur vizitat më të specializu­ara gjatë ditëve në vijim për mbrojtësin e Kombëtares, me shpresën që ndalesa e tij të mos jetë aq e gjatë dhe ai të kthehet në dispozicio­n

të skuadrës për dy duelet e tetorit.

NOTA

Për sa kohë shqiptari ishte në fushë, Interi nuk ia doli që të rrezikojë Krotonen. Mirëpo, me daljen e tij, loja ndryshoi dhe zikaltrit triumfuan me dy gola. Mediat italiane e kanë cilësuar si "bishë" qendërmbro­jtësin kuqezi. "Sportmedia­set" e vlerëson me 6.5 dhe shkruan: "Dorëzohet për shqetësime fizike pas një sfide të luftuar si ' bishë'. Me paraqitjen e tij anulon praninë e Mauro Ikardit në majën e sulmit të Interit". Ndërkohë që "Calciomerk­ato. com" e ka vlerësuar me notën 7 duke e cilësuar si lojtarin më të mirë. "Mur i vështirë për t'u kapërcyer, me Ikardin që praktikish­t shtypet nga loja e mbrojtësit shqiptar. Një problem fizik i prish pasditen e lavdishme".

 ??  ?? Ajeti në aksion përballë Dalbert
Ajeti në aksion përballë Dalbert

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania