Panorama Sport (Albania)

Siti “tërmet” 6-ballësh Uotfordit, Liverpuli s'fiton as me 35 goditje

Aguero me shokë 15 gola në 3 ndeshjet e fundit

-

As prezenca e Elton Xhonit në tribunë nuk e shmangu humbjen me goleadë të Uotfordit. Mançester Siti fiton 6-0 në "Vicarage Road" dhe mbyll javën në mënyrë perfekte pas fitores 5-0 ndaj Liverpulit dhe 4-0 në shtëpinë e Fejnordit në Champions. 15 gola në 3 ndeshje janë shifra makinerie dhe arrihen falë një Agueroje të uritur që shënon tripletë dhe jep edhe një asist. Siti ishte zot në fushë që nga prekja e parë e topit. Në 10 minutat e para 3 goditje në portë. De Brujne dhe David Silva ishin të papërballu­eshëm, Mendi merrte përpara gjithçka në krah, ndërsa Aguero përfitonte nga çdo top i mundshëm. Dhe, në minutën e 27-të, nga goditja e dënimit të De Brujnes, vjen goditja fituese me kokë e argjentina­sit. Katër minuta më vonë, argjentina­si shfrytëzon inkursioni­n e Zhezus dhe pasimin në korridor për David Silvën që jep asistin mes mbrojtjes së përgjumur të vendësve. Në minutën e 38-të vjen goli i tretë, këtë herë me Kun në rolin e asistmenit për Zhezus. Edhe në këtë rast, ashtu si te goli i parë, dyshohet për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë vijon festivali i golave me Otamendin që ndëshkon me kokë pas një krosimi të David Silvës. 5-0 është kryevepër e Agueros me një vallëzim mes 3 kundërshta­rëve dhe finalizimi­n me një goditje bilardo. Tripleta e sulmuesit është e 6-ta personale në Premier Ligë. Vetëm Shirer (11) Fauler (9), Ouen dhe Henri (8) kanë shënuar më shumë. "Tërmeti" 6-ballësh vuloset nga penalltia me Sterling. "Jam shumë i lumtur dhe do vazhdoj të punoj kështu. Më shumë se golat e mi, rëndësi ka fitorja", tha Aguero. "Kam qenë më fat që kam drejtuar një skuadër me lojtarë të shkëlqyer si Barcelona, por kjo që kemi bërë këtë javë është gjithashtu fantastike", shtoi trajneri Pep Guardiola.

LIVERPULI - Portieri i Bërnlejt, Nik Pop, ndali Liverpulin në "Anfield", pavarësish­t 35 goditjeve drejt porte të të kuqve dhe rikthimit të Kutinjos. Golit të Arfilld iu përgjigj 3 minuta më vonë Salah në pjesën e parë, por "reds"-at nuk arritën dot të tregohen

të saktë pavarësish­t rasteve të krijuara. Nis keq edhe aventura e Hoxhsonit në stolin e Palas. "Shqiponjat" munden nga Sauthempto­ni 1-0 dhe bëhen skuadra e parë në historinë e Premier Ligës që nuk shënon gol në 5 javët e para.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania