Panorama Sport (Albania)

Lahm: Bajerni t'i shpërndajë përgjegjës­itë

-

Legjenda bavareze Filip Lahm ka folur gjatë ditës së djeshme lidhur me çështjet kryesore të skuadrës së Bajernit duke dhënë opinionin e tij edhe për problemet me lojtarët si Myler dhe Riberi. Në përfundim të sfidës ndaj Mainzit, Lahm ka thënë se: "Ajo çka po përjeton skuadra e Bajernit nuk mund ta quaj patjetër një krizë ose tërmet. Skuadra është duke ecur me hapat e duhur dhe, sa i përket Ligës së Kampionëve, ata kanë fituar sfidën e tyre të parë, çka nuk është një tregues aspak i keq për ta. Në Bundesligë, Bajerni mund të ketë humbur një sfidë, por ama ka arritur triumfin në dy të tjera. Ata janë ende favoritë për trofeun e Bundesligë­s. Është ende fillimi i sezonit për ta dhe do të jetë një sezon tepër i gjatë". Legjenda e kampionëve gjermanë ka shprehur edhe opinionin e tij sa u përket krisjeve të fundit në skuadrën e Bajernit duke thënë: "Sa u përket problemeve me Frank Riberinë, e kam parë skenën ku ai ka flakur fanellën pas zëvendësim­it nga ekrani i televizori­t dhe mendoj se ka qenë tepër djegës ai moment. Më duhet ta them se Riberi ka tepër talent për të shfaqur hapur pakënaqësi­të dhe për të protestuar. Nuk mund të gjykoj askënd në skuadër. Tanimë jam thjesht një tifoz i zjarrtë i Bajernit dhe shpresoj që ata të shfaqin gjithnjë futbollin e bukur në fushë". Filip Lahm ka folur edhe për Tomas Mylerin e Manuel Nojerin duke i parë ata si trashëgimt­arët e tij në skuadrën bavareze duke thënë se: "E kam thënë edhe më parë se Tomas Myler dhe Manuel Nojer janë pasuesit e mi më të denjë në skuadrën e Bajernit. Kanë kualitetin dhe mentalitet­in e duhur për të qenë drejtuesit në fushë të bavarezëve. Megjithatë nuk dua të them se në skuadër s'ka lojtarë me potencial. Mendoj se në vitet e ardhshme pa dyshim që do të ketë lojtarë të cilët do ta meritojnë rolin tim në atë skuadër. Kurrë nuk e kam parë rolin tim te skuadra e Bajernit, si përgjegjës i të gjithë skuadrës. Përgjegjës­ia duhet ndarë në të gjithë lojtarët, vetëm kështu mund të ecë përpara skuadra. Tanimë është momenti që ata të tregojnë se kush janë në të vërtetë dhe të triumfojnë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania