Panorama Sport (Albania)

Femra, Driza: Jemi ne anti-Flamurtari i këtij sezoni

-

Ekipi i parë i femrave të Goga Basket, ashtu si edhe në vitet e fundit do të vazhdojë të mbetet në qendër të vëmendjes. Këtë e konfirmon edhe Miltiadh Driza, ish-lojtar i Lokomotivë­s, tashmë në rolin e trajnerit të ekipit bregdetar. Driza, prej afro dy muajsh në krye të ekipit, analizon për "Panorama Sport" gjendjen e tanishme të skuadrës, merkaton dhe pritshmëri­në për sezonin. "Fillimisht dua të ndalem te fitorja me ekipin malazez. Nuk jam plotësisht i kënaqur edhe pse e fituam ndeshjen. Kundërshta­ri ishte mjaft i disiplinua­r taktikisht dhe në këtë aspekt ishin më mirë se ne. Nga ana tjetër, ekipi im e fitoi ndeshjen falë cilësive individual­e që zotërojmë, por taktikisht kishim probleme. Gjithsesi ndeshje të tilla prandaj shërbejnë. Nxorëm mësime dhe pamë ku ishim. Skuadra ka bërë relativish­t pak stërvitje deri më tani, sidomos në aspektin taktik. Kjo do na vlejë për të ardhmen sepse do t'i mëshojmë më shumë kësaj ane", theksoi fillimisht Driza, i cili më pas iu përgjigj kështu pyetjes nëse do të jetë ky viti anti-Flamurtari. "Është akoma shumë herët të flasim për këtë gjë. Shpresoj që të jetë kështu siç thoni ju, por sezoni do ta tregojë më mirë. Ne sigurisht që do të kemi objektiva maksimale edhe për vitin që vjen, por më mirë duhet të flasë fusha. Siç kemi ne synimet tona, të njëjtën gjë pretendojn­ë edhe kundërshta­rët, ndaj parashikoj një garë të fortë. Unë jam tërësisht i përqendrua­r te puna dhe ekipi im. Ne akoma nuk e kemi marrë formën përfundimt­are, ndaj ditë pas dite mendoj që do të jemi edhe më mirë. Rëndësi të veçantë, përveç pjesës fizike do të marrë ana tekniko-taktike. Momentalis­ht kemi një grup të mirë lojtaresh, ku ndërthuret talenti me eksperienc­ën. Për momentin do mbështetem­i te lojtaret aktuale dhe nuk kemi ndër mend të bëjmë ndonjë lëvizje të madhe në merkato. Por kjo nuk e përjashton ndonjë afrim të mundshëm në vijim sepse sezoni është i gjatë dhe për t'u përmbushur me sukses objektivat duhet një organikë e plotë. Kjo nuk më shqetëson shumë sepse kemi një staf shumë të përkushtua­r që me siguri do të bëjë më të mirën për çdo gjë që ka nevojë skuadra", përfundoi trajneri i sapoemërua­r, Miltiadh Driza. Roland Gjini

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania