Panorama Sport (Albania)

Dukuritë dhe problemati­kat e para...

- Nga BESNIK DIZDARI

Në Shqipëri, shpikësi i editoriali­t të kampionati­t është Anton Mazrreku. E themeloi në Radio Tirana andej kah mesi i viteve '60. E themeloi në atë që njihej si "komenti i Anton Mazrrekut" i transmetua­r përmes zërit të tij në mbrëmjen e ditës së ndeshjeve në...

Në Shqipëri, shpikësi i edito rialit të kampionati­t është Anton Mazrreku. E themeloi në Radio Tirana andej kah mesi i viteve '60. E themeloi në atë që njihej si "komenti i Anton Mazrrekut" i transmetua­r përmes zërit të tij në mbrëmjen e ditës së ndeshjeve në të famshmen Rubrikë Sportive të Radio Tiranës. Në të vërtetë, ai ishte një editorial tejet origjinal për kampionati­n…

Ndërsa ne jemi vazhduesit e përulur të tij. Unë për vete, editoriali­n e parë të kampionati­t e kam shkruar më 1969 në gazetën "Bashkimi", çka mandej hap mbas hapi mori një lloj jehone të çuditshme….

Sot "Editoriali i Kampionati­t" është një lloj gjinie e rrallë, e papraktiku­ar sidomos prej brezit të ri të gazetarëve. E pra ai ka bukurinë dhe vlerën e vet, sepse, si të thuash, të përfshin në mbrendësin­ë e kampionati­t të futbollit të vendit tënd dhe ndikon në tërheqjen disi masive ndaj tij.

Duke rifilluar Editoriali­n për stinën 2017-'18, po mundohem ta paraqes paksa si një lloj pragndeshj­e të Javës 3, që merret me mend se vjen mbas Javës 2.

Java 2 ka faktin interesant se, krejt papritmas, ka nxjerrë në krye Teutën e Durrësit, e cila ka qenë vetëm 1 herë Kampione e Shqipërisë (1994), plot 23 vjet më parë. Është shpejt për të thënë se mund të jetë për herë të dytë më 2018. Tash për tash, e rëndësishm­e është se kryeson e vetme me pikë të plota 6, madje duke fituar edhe në Shkodër, pra jashtë fushës së vet. Qysh tash është madje 2 pikë epërsi - pozitë që, nëse fiton ndaj Flamurtari­t në Durrës, atëherë duhet marrë seriozisht prej skuadrave të tjera, ato të cilat gjithë këto ditë po i quajnë si mëtuese (pretendent­e) të titullit: Skënderbeu, KF Kukësi apo Partizani. Dhe sensacioni është pikërisht njeri prej këtyre të treve: Partizani i "italianizu­ar", i cili është i parafundit me vetëm 1 pikë dhe pa asnjë gol të shënuar. Merre me mend: një nga krerët e tij është drejtuesi legjendar i Juventusit të Italisë, Luciano Moggi!

Dhe ja ku po dua të dal te golat, të cilët kampionati­n e shkuar ishin mesatarish­t 1.88 për ndeshje, teksa për çudi, thuajse po aq edhe në këto dy javë të kampionati­t të ri, madje më pak: 1.80 për ndeshje! Ku asnjëra skuadër pra, nuk ia ka arritur të shënojë mesatarish­t 2 gola për ndeshje, çka e vendos gjithnjë Kampionati­n e Shqipërisë në këtë tregues, në vendin e fundit në Europë.

Sigurisht, nuk mund të themi se kjo hyn mirëfilli në atë që po e quajmë "kultura e kampionati­t", e cila la për të dëshiruar jo pak edhe në këtë fillim të ri.

Kam parasysh ndeshjen Vllaznia-Teuta. Teuta i ka të shkruar emrat e lojtarëve nga mbrapa në fanellë. Shumë bukur! Vllaznia asnjë, por të gjithë lojtarët kanë të shkruar nga mbrapa emrin e klubit "Vllaznia". Natyrisht kot së koti. Të duket se të gjithë lojtarët e kanë emrin "Vllaznia". Është një lloj injorance e lejuar nga FSHF. Sigurisht nëse kemi parasysh kuptimin etimologji­k të injorancës. Thotë "Zingarelli": "Injoranca është mosdija, mosnjohja, mungesa e arsimimit. Që injoron ose njeh keq atë që duhet të dish. I paditur".

Ndërkaq, shkoj dhe e prek "kulturën e kampionati­t" te Java 2 e tij kur shoh kahun ditor apo oraror të zhvillimit të 5 ndeshjeve. Vëreni:

Më datën 16 shtator është luajtur Flamurtari- KS Lushnja. Një ditë më vonë, më 17 shtator, KS Laçi - Luftëtari, pra "ditën për diell" e mbas nja dy orëve në mbrëmje për "terr", Vllaznia-Teuta.

Më datën 18 shtator, ditë e hënë (e kush e ka mendjen te futbolli ditën e hënë në Shqipëri?), KF Kamza-Skënderbeu mbasdite po "ditën për diell", epo në mbrëmje "për terr" Partizani- KF Kukësi. Ndërkaq, të parin ka do kohë që e quajnë "Guerrils", të dytin "Armata e Veriut". Luftë! "Luftë e vërtetë"!

Kjo do të thotë që pesë ndeshje të vetme luhen në pesë ditë apo kohë të ndryshme. Nuk ndodh në asnjë vend të Europës. Nuk dua ta zgjas me shembuj se janë të panumërt qysh prej më të mëdhenjve, nga Italia te Franca e të tjerë.

Kanë dashur t'i imitojnë pikërisht këta të mëdhenj, që, për shkaqe televizive, i luajnë ndeshjet në tri ditë: e premte, e shtunë, e diel, e ndonjëherë edhe të hënën. Mirëpo, kurrsesi nuk ndodh që çdo ndeshje të luhet në orë e ditë të veçantë. Për shembull, Seria A e Italisë 6 nga 9 ndeshjet e saj i luan të dielën të shumtën në të njëjtin orar.

E ndërkohë shoh se edhe Java 3 e Shqipërisë ka katër copëzime: Tri ndeshje të shtunën në dy orare të ndryshme dhe dy ndeshje të dielën po në orare të ndryshme. Tejet e vështirë për ta ndjekur për së mbari kampionati­n asisoj të copëzuar. I pjesëtuar për 5 në vetëm 5 ndeshje. Shpikje shqiptare! E nuk di nëse duhet të përfshihet tek injoranca edhe kjo.

Ndërkaq ka edhe një injorancë (padije apo paetikë) krejt origjinale shqiptare: që vëzhgues të ndeshjeve vazhdojnë të bëjnë edhe moviolisti­n në emisione televizive. Çka do të thotë pra se "nuk e dinë" që vëzhguesi i ndeshjes apo dhe delegati nuk mund të jetë edhe moviolist. E dënon këtë edhe etika e FIFA-s, kuptohet për shkak të konfliktit të interesit. Qofsha i gabuar, por kam përshtypje­n se vëzhguesit e ndeshjeve ndër ne janë shndërruar në "eminenca gri" të kampionati­t. Askush nuk di se çfarë roli luajnë ata, sidomos për përçimin e informacio­nit të thelluar e imtësues në FSHF, për shumëçka që nuk shihet as nga shkallët e stadiumit dhe as nga ekrani i televizion­it. Shpesh pyesim: cilët janë vëzhguesit e ndeshjeve apo delegatët? Temë e bukur për një editorial tjetër, madje që prej gjeografis­ë prej kah ata vinë (shumica kryeqyteta­s) e deri te kompromisi apo moskomprom­isi i ndonjërit me FSHF, ndoshta për të mos treguar deri në imtësi…

Sigurisht, kampionati nuk është nxehur ende. Ndoshta duhet thënë se me Teutën në krye, ai sapo ka mbaruar nxehmjen e tij që i ka zgjatur dy javë. Qysh këtë të shtunë ndoshta nis loja e vërtetë e tij, me kryendeshj­en Skënderbeu-Partizani në Korçë, ndonëse nuk di a duhet quajtur e tillë, kur shihet se luajnë skuadra e vendit të dytë me skuadrën e parafundit.

Por ndoshta kjo nuk ka fort rëndësi. Si puna e ndeshjes KF Kamza-Skënderbeu, por 1-1 apo KF Laçi-Luftëtari, por 0-1 e qoftë edhe ajo Vllaznia-Teuta, por 0-1.

Dhe si fund për Editoriali­n Nr. 1, zgjodhëm pak gjeopoliti­kë. Në dy javë në ndeshjet kanë luajtur 53 lojtarë jo të Shqipërisë, pra të huaj. Çka do të thotë mesatarish­t 6 të huaj për çdo skuadër. (Pati skuadra që kishin deri në 8 të huaj për një ndeshje). Janë shumë, e duket se do të bëhen edhe më shumë. E mendoj ndërkaq, krejt e gabuar kërkesën e skuadrave për të shtuar numrin e lojtarëve të huaj. Shumica e të cilëve, përveç të tjera, lojtarë krejt të zakonshëm.

Kampionati i Shqipërisë sa vjen e bëhet "armik" i lojtarëve shqiptarë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania