Panorama Sport (Albania)

Partizani dhe Tirana në finalen e Federatës

Bardheblut­ë janë spektakola­rë, përmbysin disavantaz­hin 0-2 ndaj Barleti Volej

- OLGERT SERANI

Partizani dhe Tirana janë dy ekipet finaliste të Kupës së Federatës në volejboll për femra. Aktiviteti ngriti siparin e sezonit 2017-2018 me dy gjysmëfina­let e luajtura në sallën sportive "Feti Borova" në Parkun Olimpik. Partizani i drejtuar nga trajneri Roland Tarja ishte i pari që preu biletën për në finalen e sotme pas fitores së pastër 3-0 ndaj Teutës. Mes përforcime­ve të shumta, jo pak kualitativ­e për këtë edicion, skuadra kryeqyteta­se hodhi kandidatur­ën si favorite për edicionin në vazhdim. Vendëset e nisën mirë takimin, duke patur epërsi në setin e parë, të fituar me lehtësi 25-16. Në vazhdim të setit të dytë shtohen emocionet. Durrsaket rritin ndjeshëm nivelin e lojës duke e vënë në vështirësi kundërshta­ren, por seti do të vendosej në pikët shtesë të fituar po nga Partizani 26-24. Edhe i treti rezervon grinte në parket, por sërish do të mbyllet 25-23 në favor të ekipit kryeqyteta­s. Pikëshënue­sja më e mirë ishte Matoshi e ekipit mik me 16 pikë, ndërsa për Partizanin Blloku me 10 pikë.

DERBI-Sfida më dramatike ka qenë ajo e mbrëmjes, derbi i kryeqyteti­t Tirana-Barleti Volej. Bardheblut­ë bënë mrekullinë duke përmbysur shifrat nga 02 në 3-2 e duke thyer tabunë "Barleti Volej" që kishte "privatizua­r" trofetë në vitet e fundit. Takimi nis i ekuilibrua­r me një shkëputje të lehtë të Tiranës 64. Fitueset në fuqi rikuperojn­ë me kapitenen në Braho në 7-8. Ndeshja bëhet e paparashik­ueshme me një seri përmbysjes­h nga të dy kampet. Pas pushimit të dytë teknik janë barletaset që kryesojnë 19-15, ndërsa Tirana është e vakët në lojën e saj. Barleti Volej është perfekt në lojën në bllok me Gjermenin, i vlefshëm edhe kontributi i liberos Llupo (dy prurjet e reja). Në fund është Braho që merr për dore skuadrën (2420), ndërsa Picaku vulos fitoren e setit të parë 25-21. Me fillimin e setit të dytë Xhixha kthehet në rrezik serioz për Barlet Volej. Ndërsa Gurabardhi siç duket

ka fituar "bastin" me Agollin (58), pa harruar edhe lojën decizive të Tucit. Nga kampi tjetër kapitenia Shkurti karikon ekipin dhe e mban ende në lojë. Tashmë janë të besuarat e teknikut Gorenca që diktojnë në parket dhe kryesojnë 14-11, për meritë të Kushit në një mbrëmje

fantastike të sajën. Minutat në vazhdim bëhen edhe më drithërues­e për protagonis­tet në parket dhe sportdashë­sit nga shkallët. Set-point për Tiranën, por fundi u buzëqeshi rivaleve me finalizimi­n në pikën shtesë të Tucit pas shërbimit direkt të Pirës. Me favorin

e avantazhit 2-0 me sete te Barleti Volej ka një qetësi që reflektohe­t te dominimi në lojë 84. Por nga këtu nis "harakiri". Ekipi kalon shumë shpejt në "dehje" dhe Tirana kalon në kryesim 9-8. Kushi i hap shumë punë skuadrës kundërshta­re dhe pas një loje të ekuilibrua­r bardheblut­ë rihapin ndeshjen pas fitores së setit të tretë 25-21. Tashmë kemi një tjetër tablo. Tirana rikthehet super duke fituar ndjeshëm terren 8-3 falë dyshes titullare Shkurti-Xhixha. Barleti Volej shfaqet e tjetërsuar në lojën e saj nga ajo e dy seteve të para. Në këtë set të

katërt lë shenjë edhe Kole. Më pas Tirana është spektakola­re duke e kthyer gjysmëfina­len në një stërvitore përballë një rivali totalisht të shpërfytyr­uar, 13-6, 20-8. Është Xhixha me finalizimi­n e saj direkt nga shërbimi që e çon me set final. Këtu nuk ka më histori, Tirana në delir. Me një lidere si Shkurti kjo përmbysje nuk ishte rastësi. 4 pikë të shënuara prej saj nga shërbimi. Tirana e lë pikërisht për në fund për të bërë "show" 8-0, 12-5 dhe Kole çon skuadrën në finale. Festë legjitime te bardheblut­ë, zhgënjim te Barleti Volej që merr një shuplakë të rëndë përpara startit të sezonit.

 ??  ?? Nga ndeshja e djeshme Partizani-Teuta 3-0
Nga ndeshja e djeshme Partizani-Teuta 3-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania