Panorama Sport (Albania)

Daja: Partizani vlen më shumë se tri pikë

“Nuk vendoset titulli, por dielli duket që në mëngjes...”

- LLAZI SARO

Skënderbeu do të lua jë sot ndeshjen e jav ës së tretë të kampionati­t përballë Partizanit. Në një takim delikat, trajneri Daja ka kërkuar kthimin te fitorja si rezultatin e vetëm që i bën punë ekipit. Përmes konferencë­s për shtyp, trajneri i Skënderbeu­t vlerësoi kundërshta­rin, por bëri me dije se pavarësish­t vështirësi­së që ka ky takim, bardhekuqt­ë do të hyjnë në fushë për fitore si i vetmi rezultat që i bën punë ekipit duke e kthyer në serinë pozitive pas barazimit në Kamëz.

Sa e vështirë do të jetë sot përballë Partizanit?

Ndaj Partizanit është një përballje e vështirë, ku prezent janë të tria rezultatet, pasi në të tilla ndeshje, kur ke përballë një ekip të vështirë, mbetet gjithçka e hapur. Por neve, si në çdo ndeshje tjetër, jemi të detyruar të shkojmë drejt fitores, pasi fitorja nuk ka vlerën e trepikëshi­t, por më shumë. Për vetë faktin se përveç bonusit psikologji­k, marrja e fitores përballë një rivali për titull do të thotë edhe tri pikë të munguara për kundërshta­rin.

Sa të lehtë e bën takimin fakti që Partizani nuk po kalon moment të mirë?

Nuk duhet të mendojmë startin jo të mirë që ka bërë Partizani, pasi i ndodh çdo ekipi një nisje e tillë. Ne, për të marrë fitoren, jo vetëm që duhet të djersijmë 90 minuta, por për asnjë moment nuk duhet të heqim përqendrim­in maksimal pasi duhet t'i lëmë sa më pak iniciativa kundërshta­rit. E them këtë sepse rivali brenda ekipit të tij ka edhe lojtarë me eksperienc­ë dhe një detaj i vogël mund të na kushtojë shumë nëse nuk kemi përqendrim­in e duhur. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në përballjet e viteve të fundit.

Sa do të ndikojë fakti që keni dy vite që nuk e mundni Partizanin?

Ashtu si edhe ne, që kemi ndryshime në lojtarë, ashtu edhe Partizani ka ndryshime. Pavarësish­t se kemi ruajtur boshtin, përqendrim­i do të jetë maksimal. Ne kemi bërë më mirë në lojë se Partizani, por për shkak të humbjes së vëmendjes në situata të izoluara jemi dëmtuar. Kështu që besoj se nuk ka lidhje fakti që kemi dy vite pa fitore. Shpresojmë ta bëjmë nesër (sot) edhe pse do të jetë e vështirë.

Për sa i përket sulmit, Soue nuk e ka gjetur ende golin. Ju shqetëson?

Të them të drejtën, një sulmues matet me gola dhe asiste. Për aq kohë sa Soue është pjesëmarrë­s në të gjitha aksionet tona të rrezikshme dhe në golat që shënojmë,

gjithçka bëhet më e lehtë edhe për mua, pasi do të thotë që është në rrugën e mbarë. Besoj se goli do të vijë shpejt edhe për të, nuk e shoh si problem. Shpresoj që të jetë në ditën e mirë ndaj Partizanit që t'i shërbejë shumë ekipit me hapjen e zonave dhe

pasimet e fundit për të gjejë dhe golin që të ngrihet psikologji­kisht.

Si vjen Skënderbeu në këtë ndeshje për sa u përket mungesave?

Mungesa e Osmanit dihet tashmë. Jashanica nga ana tjetër ka filluar stërvitjen me grupin dhe besoj se për shkak të kohës nuk do të jetë i gatshëm. Pjesa tjetër e ekipit është në gjendje të mirë dhe janë të gatshëm të gjithë pavarësish­t se ka pasur edhe disa lojtarë me gjendje virale, por ndaj Partizanit të gjithë të tjerët do të jenë të disponuesh­ëm.

Kjo do të thotë se nuk duhet më rrotacioni?

Në kampionat do të shohim në fushë ekipin më të mirë të mundshëm, për këtë të jeni të sigurt. Që do të thotë jo vetëm ata që janë në kondicion më të mirë, por edhe ata që shprehen në ekuilibër me ekipin. Kjo do të thotë se edhe afrimet e merkatos së verës që janë me nivel goxha të mirë u duhen kohë që të përshtaten me manovrën e ekipit për sa i përket komponenti­t taktik.

Kjo ndeshje është etalon matës për të treguar forcën tuaj?

Është java e tretë e kampionati­t dhe rruga është shumë e gjatë, por siç thuhet që koha e mirë duket që në mëngjes, të shpresojmë që të shkojmë drejt fitores dhe të jemi në atë nivel që duhet. Është thjesht një ndeshje, por kur është ndaj rivalit për titull merr vlera më shumë se trepikëshi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania