Panorama Sport (Albania)

Çaço harron “grushtet”: Jam gati për derbin

Kapiteni i Tomorit kalon pezullimin, sot në fushë

-

Kapiteni i Tomorit, Ervis Çaço, ka lënë prapa pezullimin e marrë nga FSHF-ja dhe është plotësisht gati për sfidën e sotme ndaj Naftëtarit. Rikujtojmë që 28vjeçari u ndëshkua me dy ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës pas një konfrontim­i fizik me një prej futbollist­ëve pogradecar­ë në sfidën e fundit të sezonit 2016-2017. Çaço mungoi në ndeshjen me Bylisin, e cila ishte e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, si dhe në atë të javës së parë të këtij edicioni pikërisht ndaj ekipit që u penalizua, Pogradecit.

ÇAÇO - Në një prononcim për "Panorama Sport", kapiteni i beratasve ka dashur të flasë vetëm për sfidën e kësaj jave duke mos e komentuar aspak atë incident që solli edhe penalizimi­n e tij. "Nuk dëshiroj ta komentoj aspak atë episod që ndodhi në fund të sezonit të shkuar. Jam i lumtur që tashmë do të jem plotësisht gati, duke shpresuar që të jap më të mirën time në këtë edicion të ri. Ndeshja me Naftëtarin është shumë e rëndësishm­e për ne, pasi vijmë me disa objektiva konkrete dhe nuk duhet të humbasim shumë pikë. Pogradeci na rrëmbeu një barazim në ndeshjen e javës së parë, teksa një gjë e tillë nuk duhet të na ndodhë absolutish­t me skuadrën kuçovare. E vetmja rrugë është fitorja dhe jemi të bindur për të dhënë maksimumin. Kundërshta­rin nuk mund ta nënvlerëso­jmë në asnjë mënyrë, pasi nga momenti në moment mund të të hapë jo pak probleme", përfundoi Çaço.

SKUADRA - Ndërkaq, beratasit zhvilluan dje seancën e fundit stërvitore ku trajneri Dule u dha udhëzimet të tijve. Në ndeshjen e sotme, tekniku beratas do t'i ketë të gjithë futbollist­ët në dispozicio­n dhe pret një rezultat pozitiv. Me rikthimin e Çaços, skuadra është kompletuar. Ndërkaq, pritet që në këtë takim të ketë shumë tifozë beratas që do të udhëtojnë drejt Kuçovës në mbështetje të ekipit të tyre të zemrës në këtë "derbi" ndaj Naftëtarit. Tomori ka shprehur synimet e veta për vendet e para në renditje për këtë sezon. Skuadra ka bërë merkato cilësore duke afruar futbollist­ë të rëndësishë­m dhe pritshmëri­të janë të mëdha. Në takimin e javës së parë, Tomori nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në sfidën ndaj Pogradecit që u luajt po në Kuçovë. Në stadiumin e Beratit ende nuk është shtruar tapeti dhe skuadra detyrohet që ndeshjet si pritëse t'i zhvillojë në Kuçovë, ashtu siç ndodhi edhe në pjesën e dytë të sezonit të kaluar. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania