Panorama Sport (Albania)

30 në favor, Barça “thith” me magnet penalltitë

Sot i pret Girona, Valverde: Mesi nuk do të pushojë!

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pezullimi i Kristiano Ronaldos me pesë ndeshje, për një shtytje ndaj arbitrit ndezi në Madrid një konspiraci­on arbitrat kundër Realit nga ana e tifozërisë kryeqyteta­se. Kjo po vazhdohet tashmë edhe nga media, duke parë ndoshta edhe faktin se Barcelona është jo pak, por 7 pikë larg pas pesë ndeshjeve të para. E përditshmj­a madrilene sportive "As", ka bërë një studim, i cili ka dashur të nënvizojë "mbrojtjen" që kuqeblutë kanë nga "xhaketat e zeza" kundrejt Realit, të paktën në tri sezonet e fundit (duke llogaritur edhe këtë aktualin). Statistika­t sipas "As"- it thonë se Barça është një magnet i pikës së bardhë, duke qenë se edhe arbitrat ndaj tyre në këtë aspekt janë shumë "tolerantë". Në 81 ndeshjet e fundit, katalanasi­t nënvizohet se kanë marrë jo pak, por 30 penallti në favor dhe vetëm një kundër (konkretish­t ajo e 14 shkurtit të vitit 2016, në Barça-Selta Vigo). Ndërkohë, në të njëjtën periudhë, Reali i Madridit mbetet shumë prapa, me vetëm 17 në favor dhe jo pak, por plot 9 kundër. Dhe kaq mjafton që debati në Spanjë, në lidhje me favorizime­t e arbitrave ndaj Mesit me shokë, mbetet i hapur.

VALVERDE - Dhe ndërsa tifozë e antitifozë të Barçës mund të shqyrtojnë vetë këto statistika të "As"-it, trajneri i kuqebluve, Ernesto Valverde, përgatit duelin e radhës në kampionat, me Gironën, në transfertë. Duke parë që kjo

ndeshje paraprin edhe mesjavën e Ligës së Kampioneve, kreu i pankinës nuk premton rrotacion dhe nuk komenton krizën e Realit të Madridit. "Jemi të lumtur për diferencën që kemi krijuar në kampionat, por pikërisht tani duhet të tregohemi të kujdesshëm. Ndeshja ndaj Gironës mund të duket e lehtë, por kurrsesi nuk do të jetë e tillë. Rrotacion ndaj tyre? Kemi vlerësime për të bërë, por nuk mendoj të ndryshoj. Suarez dhe Mesi pushojnë?

Luis vjen nga disa shqetësime dhe do të vlerësohet, por për Leon nuk mendoj se ka ardhur koha që të marrë pak frymë. Kur një lojtar arrin të shënojë katër gola në një ndeshje, tregon se nuk ka nevojë që të pushojë, përkundraz­i mund ta rrisë edhe më shumë formën e tij. Kriza e Realit? Nuk komentoj të tjerët. Unë dhe lojtarët e mi shohim pragun tonë, jemi nga ana tjetër e murit të kundërshta­rit dhe nuk na intereson", tha Valverde.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania