Panorama Sport (Albania)

Tirana, Ze Maria gjen sulmues për në janar

S'e morën dot në verë, Zhak Tujisenge rikthehet në skenë

- ADELA MERKO

Tirana e ka zgjidhur problemin e golit, të paktën 3 javët e para dëshmojnë se më në fund kanë gjetur sulmuesit e shumëkërku­ar. Megjithatë, në klub kërkojnë garanci për të ardhmen. Pasi pezulluan rikthimin e Ifeani Edeh (i cili ishte federuar, por më pas iu prish kontrata), bardheblut­ë...

Tirana e ka zgjidhur problemin e golit, të paktën 3 javët e para dëshmojnë se më në fund kanë gjetur sulmuesit e shumëkërku­ar. Megjithatë, në klub kërkojnë garanci për të ardhmen. Pasi pezulluan rikthimin e Ifeani Edeh (i cili ishte federuar, por më pas iu prish kontrata), bardheblut­ë kanë nisur të mendojë për merkaton e janarit. Edhe pse duhen më shumë se dy muaj që të hapet tregu i shit-blerjeve, drejtuesit nuk kanë në plan që ta lënë gjithçka për në momentin e fundit. Pretendime­t sezonale janë madhore, pasi veç ngjitjes së menjëhersh­me në elitë, kryeqyteta­sit synojnë fitimin e Kupës së Shqipërisë. Ndaj për ta realizuar me sukses këtë "mision", janë hedhur në kërkim të një tjetër bomberi, që do të jetë një alternativ­ë më shumë, veç Majkëll Ngoo dhe Junus Sentamusë. Ze Maria duket i "fiksuar" pas ish-ekipit, pasi nuk ka hequr dorë nga Zhak Tujisenge, të cilin në fakt e donte që gjatë merkatos së verës. Sulmuesi i përfaqësue­ses së Ruandës, i cili prej verës së 2016-ës luan te Gor Mahia, është në listën e dëshirave të trajnerit të Tiranës. Kontrata e 26-vjeçarit skadon pas dy vitesh, megjithatë, sikundër raportojnë edhe mediat vendëse, ekziston mundësia që të gjendet edhe gjuha e përbashkët për ta lënë të lirë. Madje, thuhet që kartoni i tij mund t'i kushtojë jo më shumë se 4 milionë shilinga (vlera monetare e Kenias), që

në euro konvertohe­t në 32 mijë euro. Kujtojmë që në fillim të muajit gusht, Ze Maria u hodh në sulm për tre ishlojtarë­t e tij. Asokohe, veç sulmuesit në fjalë, ai interesohe­j edhe për Kenet Mugunën dhe Godfrej Ualusimbin. Që të tre janë "yjet" e kenianëve dhe titullarë

të padiskutue­shëm, ndërsa në kohën kur trajner ishte Ze Maria, ata cilësohesh­in si ushtarët e tij. Madje, pasi u zbulua plani i braziliani­t, Gor Mahia i shpalli "luftë" publike, duke e kërcënuar edhe me FIFA-n. Por, ndoshta situatat kanë ndryshuar, dhe

afrikanët mund të shfaqin gatishmëri për të transferua­r këtë element në Shqipëri. Tujisenge numëron 29 ndeshje dhe 9 gola me Kombëtaren e Ruandës, ndërsa mësohet se paga e tij te kenianët shkon në 4 mijë dollarë, të paktën këto të dhëna qarkullojn­ë në rrjet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania