Panorama Sport (Albania)

Teuta me dy grupime tifozësh, llogari për humbjen

-

-Tifo grupi "Marinsat" bën dje prezantimi­n në stadiumin "Niko Dovana". Në pushim të pjesës së parë, ata plasën fishekzjar­rë. Tashmë Teuta do të ketë dy grupe tifozësh: "Djemtë e detit" dhe "Marinsat".

-Sulmuesi Ardit Shehaj qëndroi vetëm dy minuta në fushën e lojës. Ai zëvendësoi në pjesën e dytë Latifin, por pa kaluar 120 sekonda u ndëshkua me kartonin e kuq.

- Delegati i ndeshjes, Uvil Zajmi, u konfrontua verbalisht me forcat e rendit. Delegati kërkoi që policia të mos lejonte hapjen e dyerve për gazetarët, pa u futur lojtarët në dhomat e zhveshjes.

-Tifozët e Teutës u kanë kërkuar shpjegim lojtarëve për humbjen. Lenës, fillimisht për penalltinë dhe më pas, mbrojtësit Shkalla. -Sulmuesi Egdar Cani e ka përjetuar me shumë emocione sfidën në tribunën qendrore të stadiumit. Çani reagonte sa herë që skuadra gabonte apo shënonte.

-Në pushimin mes dy pjesëve të ndeshjes, presidentë­t e të dy ekipeve dhe kryebashki­aku i Durrësit, Vangjel Dako, kanë qëndruar së bashku në lokalin që ndodhet brenda stadiumit, ku kanë konsumuar nga një kafe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania