Panorama Sport (Albania)

Kalari përfundon me 5 të qepura në spital

-

Renaldo Kalari e ka mbyllur me pasoja transfertë­n e Durrësit. Goditja me bërryl e lojtarit të Teutës, Anel Dediç, i ka kushtuar pesë të qepura mbrojtësit kryeqyteta­s. Boshnjaku i Teutës u ndëshkua me karton të kuq për gjestin e tij, ndërsa Kalari pasi mori ndihmën e parë në fushë, i luajti minuta e mbetura, ndonëse kishte gjakderdhj­e. Në përfundim të takimit, Kalari ka përfunduar në spital, ku ka marrë edhe mjekimin e specializu­ar dhe qepur plagën në fytyrë, që i shkaktoi goditja e Dediç. Pas qepjes së plagës, Kalari ka lënë spitalin dhe është kthyer në kryeqytet. Gjasat janë që mbrojtësi të humbasë ndeshjen radhës me Luftëtarin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania