Panorama Sport (Albania)

"Fitore me fat, Partizani e nisi si Reali i Madridit"

-

Xhevahir Sukaj është zhbllokuar nga pika e bardhë, por shkodrani e pranon se Partizanin e ka ndihmuar fati dhe Zoti në Durrës. në intervistë­n për "Supersport", ai pohoi se pas kësaj ndeshjeje, do të shikohet Partizani i vërtetë, si dhe flet për ndryshimet në ekip.

Sukaj, pas ndeshjes, bëtë një përqafim me Iulianon, ekipi duket i bashkuar pas kësaj fitoreje.

Nuk është se kemi pasur probleme bashkimi, gjithmonë kemi qenë të bashkuar, stafi dhe të gjithë lojtarët. Përqafimi ishte se kishim 4 ndeshje pa bërë gol. Nuk e kuptonim si ka mundësi një gjë e tillë. E vumë re, në pjesë të parë na shpëtoi Zoti me penalltinë.

Kur Sukaj luan nga fillimi, duket vendimtar për ekipin...

E rëndësishm­e është që të gjithë lojtarët te Partizani të jenë pjesë e sukseseve të ekipit. Unë nëse do të jem, do të bëj maksimumin, do të jem gjithmonë gati. Të gjithë duhet të jenë, si të luajmë, si jo. Kjo është e gjitha, nuk ka ndonjë shkencë.

Si shpjegohet ngërçi që mbërtheu skuadrën?

Normalisht, ekipi u krijua për t'i marrë kundërshta­rët me radhë, për t'i rrahur të gjithë një nga një, pritshmëri­të ishin të mëdha. Por në 4 takimet e para, nuk shënuam, nuk fituam as me rivalë dhe më të dobëtit në letër. Nga kjo filloi një bllokim dhe presion shumë i madh si te lojtarët, trajneri e stafi.

Sot (dje), ishte fitore, falë Zotit, fituam me shumë fat. Nuk kam fituar ndeshje më me fat se kjo në dy-tre vitet e fundit. Nëse pas kësaj ndeshjeje, bëjmë përsëri hapa fals, atëherë duhet t'i vëmë gishtin kokës.

Po bëj një krahasim, edhe Reali i

Madridit i bëri ndeshjet e para skandaloze dhe i humbi, por pastaj bëri gjithçka dhe iu afrua kreut.

Pse nuk po funksionon manovra e Partizanit, i cili ka humbur shumë nga cilësitë e viteve të fundit?

Në pjesën e dytë, ekipi e fitoi ndeshjen nga agresivite­ti, nga dëshira për të fituar. Arritëm ta fitonim me nerva, ishte e patolerues­hme të gabonim edhe sot. Te organizimi kemi lënë për të dëshiruar, por lojtarët janë të njëjtët. Ne kishim të njëjtën bërthamë dhe dua të them se nuk është për t'u shqetësuar. Unë mendoj se ka qenë një periudhë negative, një bllokim, tani e mbrapa nuk do të jetë, do të jetë një klimë tjetër. Na nevojitej fitorja. Të fitosh me Teutën është si të fitosh në Kukës, mendoj se pas kësaj ndeshjeje do ta shohim Partizanin. Shpresoj që të ketë një fytyrë tjetër. Ekipi ka ndryshuar në raport me një vit më parë, pasi të ardhurit nuk janë si të larguarit...

Kur erdhi Ekuban, se na e bëtë legjendë atë, nuk ia dinte kush emrin, ishte jashtë forme. Edhe në fazën përgatitor­e nuk bëri asgjë. Edhe Cetkoviç luajti dy pjesë loje në 6 ndeshje. Ramadani ka bërë një vit dhe ka luajtur vetëm një ndeshje. Vetëm Torasa ka qenë njëlloj që në fillim, kurse pjesa tjetër kërkonte kohë. Lojtarët që kanë ardhur, nuk po u dal në krah, mund të jenë edhe skarco, por duhet t'u japim kohë se kemi qenë edhe në presion. Dikush ambientohe­t menjëherë e dikush jo, nuk mund t'i heqim menjëherë e të afrojmë të tjerë, të paktën deri në janar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania