Panorama Sport (Albania)

Dosti: Rezultat i padrejtë, na ndëshkoi edhe gjykimi

-

Mesfushori Albi Dosti e ka konsiderua­r të padrejtë rezultatin e përballjes Teuta-Partizani. Sipas autorit të golit, Teuta meritonte fitoren, por rrethanat dhe episodet e sfidës e ndëshkuan. "Jam shumë i mërzitur. Nuk jam aspak i kënaqur me rezultatin, ishte i padrejtë. Teuta meritonte ta fitonte këtë përballje, luajtëm më mirë se kundërshta­ri. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë. Kishim disa mundësi. Veç penalltisë, kishim mundësi të tjera. Shënuam edhe dy gola të tjerë, gjyqtari i konsideroi të parregullt. Gjykimi na ndëshkoi, na uli entuziazmi­n, na ndëshkoi me kartonë të kuq. Nuk di cfarë të them, nuk e meritonim ta humbisnim këtë ndeshje. Kishim gjithçka nën kontroll. Nuk na ngelet gjë tjetër, të mendojmë për ndeshjen e radhës. Kështu e ka futbolli, nuk fiton gjithmonë skuadra që luan më mirë", tha pas ndeshjes mesfushori Dosti, për "Panorama Sport". J. Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania