Panorama Sport (Albania)

Magani: E humbëm vetë takimin

-

Trajneri i Teutës, Gugash Magani, u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit të tij, dhe u shpreh se ia dhuruan fitoren Partizanit. "Më vjen shumë keq, e humbëm vetë këtë ndeshje. Kemi qenë gjatë gjithë kohës superiorë, në lojë e raste. Një skuadër që kërkon të shkojë lart, duhet të dijë t'i menaxhojë më mirë situatat gjatë ndeshjes, kam edhe unë përgjegjës­inë time. Nuk mund të kalohej në eufori për shkak se po dominonim në fillim, sepse ndeshja nuk mbaron në pjesën e parë", tha trajneri Magani në "Gol pas Goli", pas ndeshjes me Partizanin.

A KISHTE PRESION?"Jo, ambienti edhe sot(dje) ishte shumë i qetë, kemi luajtur ndeshjen tonë, kemi shënuar një gol, humbëm një penallti dhe na është anuluar edhe një gol. Për mua, Latif ishte në pozicion të rregullt, nëse na akordohej ai gol, shkonim në 2-0. Gjithashtu, edhe kartoni i kuq për Shehajn, për mua, ishte i tepruar". PENALLTIA E LENËS"Humbi një ndaj Flamurtari­t, por nuk është e thënë që të mos gjuajë më, edhe Mesi ka humbur penallti dhe vazhdon t'i gjuajë. Nuk gjejmë fajtorë, rëndësi ka që të punojmë dhe të luajmë si ndaj Partiznait, sepse rezultatet do të vijnë. Humbëm sot, ndoshta nuk besuam as vetë që mund të fitonim, por do të korrigjohe­mi. Jam munduar me këtë skuadër që kam, t'ia rris personalit­etin skuadrës. Gabime bëjnë të gjithë, por duhet të rrisim besimin brenda skuadrës. Edhe fati është pjesë e lojës", përfundoi Magani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania