Panorama Sport (Albania)

"Rezultati i drejtë, por penalltia e Vllaznisë ishte e dyshimtë"

-

Tomislav Bushiç nuk di të ndalet, ndërsa është kthyer në golashënue­sin e Flamurtari­t. Kroati, dje, gjeti sërish rrjetën, paçka se goli i shënuar prej tij, nuk pati vlerën e fitoren. "Bomberi" i kuqezinjve është në të njëjtën linjë me trajnerin, ndërsa thekson se penalltia që solli barazimin, ishte e dyshimtë. "Jam i kënaqur që shënova sërish dhe i dhashë mundësi ekipit që të marr pikë sot (dje) në Shkodër. Po bëj vetëm detyrën në fakt, pasi detyra e një sulmuesi, është që të dërgoj topin në rrjetë. Mundësitë ishin për të fituar në fakt, megjithatë barazimi është një rezultat i drejtë. Ne shënuam shpejt dhe mund të administro­nim lojën. Penalltia ishte e dyshimtë. Shkodrën dhe Vllazninë i kam për zemër, por unë jam profesioni­st dhe shënoj në çdo portë. Mund të them se jemi një skuadër e mirë. Kemi një ndeshje të vështirë me Laçin, por do të kërkojmë maksimumin. Në këtë sezon ndihem mirë. Shpresoj të shënoj sa më shumë, për të realizuar me sukses objektivat e Flamurtari­t. Shiriti i kapitenit është një vlerësim më shumë", tha Bushiç, që dje u rikthye si "ish" në Shkodër. A.Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania