Panorama Sport (Albania)

Duro: Na penalizoi arbitri, Alvesh më kërkoi falje me ‘sms’

“Dominuam, por me 30 faulle s'merrnim më shumë”

-

Shpëtim Duro e ka me gjykimin. Trajneri i Flamurtari­t thekson se ashtu si një javë më parë, edhe në Shkodër, u dëmtuan nga arbitrimi tendencioz. Gjatë intervistë­s së dhënë pas ndeshjes, për "SuperSport", ai foli edhe vlerësoi Alveshin, ndërsa zbuloi që pas statusit të bërë në "Facebook", braziliani ishte bërë pishman dhe i kërkoi ndjesë.

Patët deklaruar që edhe një pikë do mjaftonte në Shkodër, jeni i kënaqur tani që mbaroi ndeshja?

Para ndeshjes, mund të kënaqesha me një pikë, por ashtu si shkoi loja, duhet të fitonim. Nuk kam qejf të merrem me arbitrat, por ashtu si në Durrës, u ndëshkuam me penallti jashtë zone. Gjyqtari dha 30 faulle kundër nesh, pastaj na mohoi 11-metërshin e Bicajt, që ishte neto. Mund të shënonim golin e dytë te rasti i penalltisë, por u ndërpre loja, edhe pse topi ishte i yni. Pra, mungoi edhe "fair play". Në pjesën e dytë, skuadra tregoi karakter dhe dominoi. Por nuk shënuam, pak prej mungesës së qetësisë, aq edhe prej gjykimit tendencioz, që na ndërpreu disa herë lojën. Na e bëri të vështirë.

Xhufo duket një lojtar me cilësi dhe mjafton të shohësh asistin që dha, por nuk ishte shumë "fanatik" në duelin me Markun?

Unë i njoh mirë cilësitë e tij, por i duhet pak kohë që të përshtatet me futbollin shqiptar. I kisha kërkuar, që në

momentin kur merr topin, Danilo duhet ta priste në diagonal. Pastaj ishte mungesë përqendrim­i kur u ndëshkuam, u gjetëm të papërgatit­ur. Gjithsesi, më gëzon fakti që skuadra nuk u demoralizu­a, përkundraz­i shtoi një "marsh" dhe gjithnjë ishim në

kontroll të situatave të lojës.

Penalltia mendoni se ishte për kompensim?

Penalltia e Vllaznisë ishte e dyshimtë, ndërsa ajo e Bicajt ishte. Arbitri duhet ta shihte, pasi ndodhej fare pranë.

Çfarë note i vendosni Alveshit?

Alveshi bëri një ndeshje shumë të mirë. Ishte protagonis­t. Unë jam ai që jam. Unë do ta ndërroj nga loja, kur ai nuk bën paraqitje të mira. Kur bën mirë, do ta lavdëroj.

Nëse Alvesh thotë sërish publikisht që nuk punohet me Duron, do ta mbani në ekip?

Nuk ka thënë që nuk punohet me Duron. Ka qenë pak gjaknxehtë. Ai, atë ditë që nxori statusin në "Facebook", më dërgoi një mesazh, ku më kërkonte falje për çdo gjë. Nuk i toleroj këto situata, por ndonjëherë në situata të tilla i kalojmë të gjitha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania