Panorama Sport (Albania)

Penalltia e gabuar për Vllazninë, por në fillim i mohohet një tjetër

Moviola/ Rastet e diskutuesh­me të ndeshjes në Shkodër

-

Një ndeshje me shumë raste të diskutuesh­me, ajo mes Vllaznisë dhe Flamurtari­t, ku Sokoli dhe të tijtë gabuan dhe ndikuan drejtpërdr­ejt në rezultat. Rasti i penalltisë së akorduar ishte më flagranti, por le t'i analizojmë me radhë në hark kohor.

Në minutën e tretë, Vllaznia ekzekuton një faull me skemë dhe Çinari nga e djathta depërton në zonë. Mes tij dhe Mersinit ka një kontakt, pasi mbrojtësi i vlonjatëve e shtyn me dorë. Gjyqtari nuk është i bindur, ndoshta për faktin që Çinari shkon i çekuilibru­ar në zonë, por sigurisht që kontakti mes tij dhe lojtarit ekziston dhe Mersini nuk është i interesuar për topin, por për t'i prishur ekuilibrin lojtarit. Në të 35, pretendojn­ë për 11- metërsh shkodranët, pasi mendojnë që Mersini devijon topin me dorë pas krosimit nga e djathta, por nga pamjet, shihet që topi përplaset në këmbë. Rasti flagrant i ndeshjes ndodh në fundin e pjesës së parë kur akordohet 11metërsh për Vllazninë. Xhufo ndërhyn ndaj Markut jashtë zone, por mbrojtësi shkodran rrëzohet në zonë dhe Sokoli jep penallti. Pamjet e tradhtojnë sepse ndërhyrja është jashtë zonës. Vllaznia penalizohe­t në fund pasi akordohet një pozicion jashtë loje inekzisten­t për Gilman Likën. Këtë herë gabon anësori, por në vazhdim të aksionit, Orelesi goditi topin që u përplas në këmbët e Bicajt. Në të 88 pretendohe­t prekje e topit me dorë nga Gocaj, por shihet qartazi që topi i shkon në trup. G. Alinani

 ??  ?? Ndërhyrja e Xhufos ndaj Markut jashtë zone. Arbitri akordoi penallti
Ndërhyrja e Xhufos ndaj Markut jashtë zone. Arbitri akordoi penallti
 ??  ?? Loja u ndërpre për pozicion jashtë loje, Gilman Lika është në pozicion të rregullt
Loja u ndërpre për pozicion jashtë loje, Gilman Lika është në pozicion të rregullt
 ??  ?? Mersini shtyn Çinarin në zonë. Shkodranët pretenduan 11-metërsh
Mersini shtyn Çinarin në zonë. Shkodranët pretenduan 11-metërsh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania