Panorama Sport (Albania)

Strategjia, 5 faulle me... skemë

-

Koha e gjatë që ka pasur në dispozicio­n skuadra e Vllaznisë dhe trajneri Cungu për të përgatitur ndeshjen me Flamurtari­n kishte sjellë edhe një risi për Superioren. Trajneri i shkodranëv­e kishte udhëzuar skuadrën e tij që të tentonte të befasonte kundërshta­rin me skema të ndryshme nga goditjet e dënimit dhe nga 6 të tilla, 5 u ekzekutuan me skemë. Megjithatë, Flamurtari arriti t'ia dilte, sepse asnjëra prej tyre nuk u krye në perfeksion. Vetëm një herë Gilman Lika tentoi portën nga larg dhe ajo goditje u ndal nga portieri Nurkoviç. Shumë vështirë që skemat të rezultojnë efikase në ndeshje, ashtu si në stërvitje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania