Panorama Sport (Albania)

"Gabuam te goli, 5 pikë janë shumë pak"

-

Olsi Gocaj priste fitoren ndaj Flamurtari­t. Mbrojtësi i kuqebluve, në deklaratën e dhënë për gazetën pas ndeshjes, thekson se goli i pësuar ishte totalisht i evitueshëm. "Meritonim më shumë në këtë takim. Është gjë e mirë që arritëm të barazonim, megjithatë vetëm fitorja do të na rikthente buzëqeshje­n. Ekipi i Flamurtari­t na ndëshkoi nga gabimet tona. Në përgjithës­i kemi bërë një takim të mirë. Pesë pikë në pesë ndeshje janë pak, megjithatë loja jonë është në rritje e duhet besuar te vazhdimësi­a e kësaj skuadre. Kemi një tjetër takim të vështirë e do të shpresojmë te një paraqitje e mirë dhe rezultat pozitiv", u shpreh autori i golit të barazimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania