Panorama Sport (Albania)

Kukësi, triumf mes polemikash

Guri dhe Alijev "dy herë mat", vendasit kanë pretendime për arbitrimin nga Hamiti

- ALBAN ALUSHI

Lushnja përuron sta diumin e rikonstruk tuar, por nuk mjafton që të dalë me pikë në ndeshjen e parë në qytetin e saj. Me prani të konsiderue­shme tifozësh, vendasit i ka përndjekur fati i keq me dy dëmtime në pjesën e parë, një gabim nga portieri Spaho në startin e së dytës dhe më pas nga Bejte, e bëjnë me të thjeshtë triumfin e Kukësit. Të besuarit e Milinkoviç merituan të dilnin me pikët maksimale, por Lushnja është penalizuar edhe nga rastet e shpërdorua­ra nga Sefa përpara portës. Verilindor­ët numërojnë 10 pikë, Lushnja vetëm dy.

DËMTIMET

Vendasit janë të pafatë. Në fraksionin e parë të lojës, detyrohen të bëjnë dy zëvendësim­e, pasi në të 22-tën është Xhafa që dëmtohet në gju dhe del me barelë e më pas largohet nga stadiumi me ambulancë, dhe në të 45-tën, është Branica që dëmton shpatullën dhe detyrohet të dalë, po me barelë. I treti zëvendësim i detyruar për trajnerin Bano, kryhet në minutën e 47të, kur detyrohet të largojë një futbollist për portierin e dytë pas daljes me të kuq të Spahos. SUPER PAPA

Vendasit janë agresivë në mesfushë, duke rrëmbyer disa herë topin përballë dyshes Krkotiç dhe Musolli. Papa shfaqet tri herë rrezikshëm në portën e Koliçit. Në minutën e tretë me goditje nga jashtë zonës, pa shumë probleme për gardianin e Kukësit. Më pas me një silurë nga rreth 30 metra, por këtë herë sfera përplaset në shtyllë. E treta, është në minutën e fundit të shtesës me një goditje me kokë brenda zonës, por Koliçi pret pa problem. Në pjesën e dytë, është minuta e 74t, kur mesfushori ka sërish rast për të shënuar, por goditja e tij qendrore në kufijtë e zonës, gjen Koliçin të gatshëm.

PORTA "DIFEKTOZE" Në fillim të ndeshjes, porta në të majtë të tribunës qendrore, u desh të shkurtohej pasi ishte rreth 5 centimetra më e lartë sesa përmasat normale. Si për të testuar lartësinë ideale, është Rrumbullak­u, i cili kalibron të majtën në minutën e nëntë dhe e përplas sferën në traversë. Sefa vihet disa herë përballë këtij kuadrati në të dytën, por nuk shënjestro­n as me këmbë dhe as me kokë.

"DY HERË MAT"

Në të 58-n, Guri gjuan nga distanca, por Bejte nuk e ndal sferën, edhe pse në qendër të portës. Pas golit të parë, Kukësi gjen të dytin brenda 60-të sekondash. Traversa shpëton Bejten në momentin e parë, por Alijev, nga pranë portës, gjuan dhe shënon. Edhe pse Bejte mundohet të largojë topin, për gjyqtarin e ka kaluar vijën fatale.

 ??  ?? Moment nga ndeshja Lushnja-Kukësi 0-2
Moment nga ndeshja Lushnja-Kukësi 0-2
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania