Panorama Sport (Albania)

Mjekun e Kukësit e zë ngërçi, porta 5 cm më e lartë

-

Ndeshja e parë e Lushnjës në stadiumin e saj, pati edhe disa momente pikante, nga prania e tifozëve, te dëmtimet në fushën e lojës e madje edhe të njërit prej mjekëve.

- Para fillimit të ndeshjes, u zhvillua një ceremoni festive ku u përuruan ambientet e rikonstruk­tuara në stadiumin "Roza Haxhiu" dhe fusha e re. Në ceremoni përshëndet­i edhe zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri.

- Porta në të majtë të tribunës qendrore u desh të shkurtohej me 5 centimetra në fillim të takimit. Në përfundimi­n e punimeve për tapetin e ri që është shtruar, njëra nga portat ka qenë më e lartë dhe është punuar disa minuta para se të startonte takimi. Pikërisht, ajo në të cilën Kukësi godet traversën.

- Ashtu siç pritej, rreth 3000 shikues ndoqën sfidën LushnjaKuk­ësi. Grupimi "gjenerata verdhëjesh­ile" vijon të jetë ndër më aktivët.

-Rreth 200 shikues e kanë ndjekur takimin pas rrethimit të jashtëm të stadiumit "Roza Haxhiu", në pjesën veriore të impiantit lushnjar, që është i bllokuar nga sektori i licencimev­e prej kushteve. - Ishin prezent në tribunë trajnerët vlonjatë, Gerd Haxhiu dhe Eqerem Memushi. Trajneri i Shkumbinit Sokol Branica, ish-trajneri historik i Lushnjës, Mimi Xhoxhi, si dhe figura të njohura të futbollit verdhëjesh­il, Xhavit Sefa, Kapllan Pepa, trajneri Ilir Gjyla, etj,.

- Dy zëvendësim­et e para të Lushnjës u kryen në pjesën e parë, dhe Xhafa e Branica dolën nga fusha me barelë prej dëmtimit. - Në minutën e 78-të, u desh ndërhyrja e stafit mjekësor të Kukësit për dëmtimin e Hoxhës, mirëpo njërin prej mjekëve e zë ngërçi dhe vonesa e lojës shtyhet edhe disa sekonda më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania