Panorama Sport (Albania)

Tushe: Investuam 90 mln për stadiumin

-

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, njëherësh president i klubit verdhëjesh­il, flet për stadiumin e rikonstruk­tuar dhe punimet që janë kryer në "Roza Haxhiu": "Kemi bërë një investim prej 9 milionë lekësh ( të rinj) për të bërë të mundur që në stadiumin e Lushnjës të luhen ndeshjet e Kategorisë Superiore. I kemi dhënë mundësinë skuadrës, e cila luan në elitën e futbollit shqiptar, që të ketë ambiente të kohës, përfshi dhe fushën me tapet të ri. Na duhet më shumë punë për t'i bërë një rikonstruk­sion të plotë stadiumit të Lushnjës", tha kryebashki­aku Tushe. Kreu i bashkisë ka bërë me dije se pritet që impianti të përfshihet në një rikonstruk­sion të plotë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania