Panorama Sport (Albania)

Çobani: Gjyqtarët punojnë për llogari të Gjicit

"Gjithmonë në favor të Kukësit, ndodhi vjet, por edhe sivjet"

- OLSI TUJANI

Ndeshja mes Lush njës dhe Kukësit ishte një tjetër takim në të cilin verdhejesh­ilët e mbyllën me një sërë akuzash në drejtim të arbitrit. Në fillim një rast i Cankës në pjesën e parë, më tej një prekje e topit me dorë nga Kukësi, apo edhe një pengim brenda zonës në pjesën e dytë kur verilindor­ët u përfshinë në një rrëmujë brenda zonës së rreptësisë. Mirëpo, edhe drejtuesit e klubit kanë qenë kundër gjykimit të ndeshjes nga Hamiti. Koordinato­ri i klubit verdhejesh­il, Artur Çobani, në një rrëfim ekskluziv për "Panorama Sport" denoncon rastet e gjykimit kur arbitrat bëhen protagonis­të në favor të verilindor­ëve.

Në bazë të moviolës, pamjet tregojnë se ka disa raste flagrante që ju janë mohuar. Si e shpjegoni këtë situatë?

Të luftojmë me gjyqtarët, nuk kemi fuqi monetare, apo ku e di unë se çfarë. T'i bëjmë për vete, nuk e arrijmë dot. Safeti është më i zoti dhe i merr e i bën. Çfarë të them unë?! Ne mundohemi që ta mbajmë skuadrën, edhe duke i motivuar: Vazhdoni luani, me sedër e me shpirt siç keni bërë deri tani.

I referoheni presidenti­t të Kukësit, zotit Gjici për ndeshjen?

Sigurisht! Sigurisht! Unë atij ia vë gishtin. Kjo, për vetë faktin se nuk është një rast! Ju i keni ndjekur dhe kjo gjë ka

ndodhur edhe vjet në ndeshjen Kukësi me Skënderbeu­n, po ashtu edhe sivjet Kukësi me Skënderbeu­n, vjet ndeshja e Kukësit me Teutën. Pra, në çdo ndeshje, gjyqtarët bëhen protagonis­të kur luan Kukësi. Dhe gjithmonë, janë protagonis­të në favor të Kukësit. Asnjëherë protagonis­të për skuadrat kundërshta­re. Prandaj edhe detyrohem të them ashtu.

Po akuzoni edhe gjyqtarin e ndeshjes së sotme (dje)?

Të them të drejtën, mora vesh që ky gjyqtari i sotëm (dje) është një nga më të pikëlluari­t e Federatës Shqiptare të Futbollit për të marrë atë stemën e FIFA-s e të tjera me radhë. Kjo do të thotë

që ky është gjyqtar i mirë. Duke qenë i tillë, atëherë veprimet i bën me dashje. Dhe që të bësh veprime me dashje, duhet të jetë i ndikuar… Unë dyshoj gjithmonë. Më vjen keq për skuadrën, sepse po luan në një gjendje të disfavorsh­me, sidomos sot (dje) fati e dëmtoi.

A komunikuat me presidenti­n e Kukësit në fund të takimit?

Pas ndeshjes, jo, nuk kam folur. Kemi diskutuar bashkërish­t në pushim të takimit dhe u përmend penalltia në pjesën e parë në rastin e Cankës. Një nga rastet e pretenduar­a në këtë ndeshje.

Çfarë ju tha Gjici?

Ai tha "ka bërë faull lojtari juaj (i Lushnjës)". Unë ia ktheva: "Safet, unë nuk dua që të vendos gishtin mbi ju! Por, një gjyqtar që, në rastin konkret, nuk e gjykon për penallti, e vazhdon lojën. Mirëpo, kur gjyqtari që nuk jep penallti, por faull kundër lojtarit të Lushnjës, këtu atëherë duket tendenca me gjykimin. Por ti nuk mund ta kuptosh, sepse nuk ke lidhje shumë me sportin për këto gjëra. Aq ishte". Nuk ishte debat, por bisedë miqësore. Por unë, të them sinqerisht, dyshimet i kam, sepse nuk ka sesi ndodh ndryshe. Mua më vjen keq për skuadrën.

Çfarë mase do të ndërmerrni në vijim, duke qenë se Lushnja është nën drejtimin e Bashkisë dhe jo me një president në krye si të tjerët?

Unë jam koordinato­r pranë skuadrës dhe bashkia ka dhënë një fond të konsiderue­shëm për ekipin dhe vetë lojtarët janë shumë të kënaqur në kuptimin e trajtimit dhe nuk vonohen pagat. Shuma nuk është e vogël, por nga 400 milionë që ishte është shtuar edhe 100 milionë (lekë të vjetër). Jo vetëm kaq, por rikonstruk­tuam stadiumin, do të rregullojm­ë edhe aneksin për të cilën kemi marrë edhe një premtim nga federata. Sa i përket një presidenti të jashtëm, ne jemi të hapur për të gjithë ata që duan të marrin drejtimin e klubit. Aksionet që ka bashkia, t'ia afrojë kujtdoqoft­ë që do të jetë serioz dhe të investojë për ekipin.

 ??  ?? Artur Çobani, drejtori i Lushnjës
Artur Çobani, drejtori i Lushnjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania