Panorama Sport (Albania)

Tri raste flagrante

-

Ndeshja e djeshme u gjykua nga arbitri Eldorian Hamiti. Në pjesën e parë ka pasur një moment pengimi të Cankës brenda zonës së Kukësit, por arbitri e ka akorduar si faull në sulm dhe goditje dënimi në favor të miqve. Në të 35-tën, ka një prekje të topit me dorë nga Rrumbullak­u me dorën e hapur, por sërish Hamiti nuk e ka akorduar si 11- metërsh për vendësit. Në pjesën e dytë, një pengim brenda zonës nga verdhejesh­ilët, nuk është parë i arsyeshëm që të akordohej si penallti për Lushnjën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania