Panorama Sport (Albania)

Kurbejo: Më habiti veprimi i Mirakës

-

Zv/trajneri i skuadrës së Luftëtarit, Luis Kurbejo, deklaroi se skuadra e tij kishte shanse të dilte me pikë nga ndeshja me Kamzën, por edhe se përgjegjës­itë i merr të gjitha ai për këtë takim, por edhe për rezultatet e javëve të fundit.

KURBELO

"Ishte një ndeshje ku i kishim të gjitha në dorë. Mbajtëm topin, kishim shumë raste, të cilat i humbëm të gjitha. Kundërshta­ri u mbrojt mirë dhe nëse nuk shënojmë ne, në fund e paguajmë", tha fillimisht Kurbejo për "Super Sport". I pyetur më pas në lidhje me veprimin e Mirakës, që solli edhe penalltinë për miqtë, uruguaiani deklaroi: "Në fillim nuk e pashë, por duke parë pamjet, duhet të bëjmë një analizë të kuptojmë pse ndodhi kjo. Një portier me eksperienc­ë si Miraka nuk ka pse ta bëjë këtë veprim. E mbaj unë përgjegjës­inë. I zgjedh unë lojtarët dhe e drejtoj unë skuadrën. Shpresoj të kthehemi te fitorja shumë shpejt", deklaroi zv/trajneri i Luftëtarit. Ndërsa, në lidhje me minutat e fundit, ku vendësit lanë shumë hapësira mbrapa dhe Kamza rrezikoi në disa momente, Kurbejo sqaroi: "Është e vërtetë që pas golit të barazimit skuadra u çekuilibru­a dhe kështu lamë hapësira mbrapa, por Luftëtari kërkon gjithmonë portën e kundërshta­rit. Nëse do të ishim me këmbë në tokë, do kishim një rezultat tjetër", përfundoi prononcimi­n zv/tekniku i Luftëtarit, Luis Kurbejo. Pavarësish­t lojës së mirë, rasteve të krijuara dhe presionit ndaj kundërshta­rit, Luftëtari u mund në ndeshjen e djeshme në fushën e vet nga Kamza. Një takim ku bluzinjtë synojnë vetëm 3-pikëshin, por në fund nuk morën asgjë. Tashmë, ekipin e pret një transfertë shumë e vështirë në Tiranë ndaj Partizanit, ku do të kërkojnë të bëjnë surprizën dhe të marrin një rezultat pozitiv.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania