Panorama Sport (Albania)

MINUTAT

-

1' Lamçe në të djathtë lëviz mirë dhe shërben një top në zonë për Nunez që ndodhet në një pozicion të favorshëm, por goditja e tij është për t'u harruar.

15' Kamza del për herë të parë në sulm. Mumajesi shpërthen në të djathtë dhe pason në zonë aty ku Miraka nuk e largon topin siç duhet dhe nuk merret vesh me Rrapën, aty ku është Raçiç që nuk e ka të vështirë ta çojë topin në rrjetë, 0-1.

45' Rasti më i patër për Luftëtarin në pjesën e parë. Nunez shërben për Bregun që e nxjerr të vetëm përballë Halilajt, por sulmuesi vlonjat bën më të vështirën duke synuar gol me parabolë, por topi përfundon jashtë.

57' Bregu në të majtë pason për Rrocën në qendër të zonës që vonohet dhe ndërhyn një mbrojtës mik që largon topin dhe shpëton të tijtë nga një gol thuajse i sigurt.

62' Aleksi jep një top të gjatë nga rreth 40 metra për Abazajn në të djathtë, i cili fiton duelin e shpejtësis­ë me një prej mbrojtësve miq dhe duke parë edhe daljen e pastudiuar të Halilit, godet me parabolë, por topi përplaset në traversë dhe aty ndërhyn Bregu me kokë që e shtyn në rrjetë, 1-1.

85' Rezi shmang bukur një mbrojtës vendës dhe hyn në zonë përballë Mirakës, por është Rrapo që i ndërhyn saktë duke shpëtuar portën nga një gol thuajse i sigurt.

90+3' Pas harkimit në zonë nga goditja e këndit, Miraka kap topin dhe nxiton për të nisur të tijtë. Por, në mënyrë amatoreske dhe të pakuptimtë godet me grusht Raçiç, ndërsa arbitri Sino sheh gjithçka dhe akordon 11-metërsh dhe nxjerr portierin me karton të kuq. Raçiç godet nga pika e bardhë dhe shënon, 1-2.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania