Panorama Sport (Albania)

Vendime të drejta, Sino ishte perfekt

-

Si rrallëherë në ndeshjet e kampionati­t shqiptar, arbitrimi ishte perfekt. Megjithëse një sfidë me shumë tension, raste dhe momente decizive ku arbitrit i duhej të merrte vendim, Emirjon Sino u tregua perfekt. Fillimisht, në minutën e 31 është Bregu që lëviz mirë në hyrje të zonës dhe pengohet nga Neziri, që ndëshkohet me karton të verdhë. Në këtë moment, Fushtar kapet me shokun e tij Arabal, të cilin e shtyn me duar. Arbitri Sino sinjalizoh­et nga anësori për këtë veprim të mbrojtësit dhe e ndëshkon atë me karton të kuq. Edhe në rastin e penalltisë për Kamzën dhe kartonit të kuq për portierin Festim Miraka, vendimi ishte i duhuri. Nga pamjet filmime, duket qartë që "gardiani" godet me grusht lojtarin serb. Ndërkaq, edhe në momente të tjera gjatë lojës, Sino u tregua shumë i drejtë në vendimet që morri. Një sfidë e tensionuar ajo e djeshme ku lojtarët në shumë raste përplasesh­in mes tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania