Panorama Sport (Albania)

Ndreu: Kartoni i kuq na çorientoi, treguam që kemi fuqi të vrapojmë

Trajneri i Kamzës, në delir për fitoren e djeshme

-

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, e cilësoi si gabim të rëndë kartonin e kuq të Ivan Fushtar pasi çorientoi totalisht lojën e skuadrës. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për "Super Sport", ai përgëzoi shpirtin e garës së lojtarëve të tij, që nuk dorëzohen asnjëherë dhe luftojnë deri në minutat e fundit. Kjo bëri që Kamza të merrte një fitore shumë të rëndësishm­e në Gjirokastë­r ndaj Luftëtarit, edhe pse për më shumë se 30 minuta, skuadra luajti me dhjetë lojtarë.

Ndreu - "Kartoni i kuq është gjë që ndodh, por gabim shumë i rëndë, sepse na dha një goditje të rëndë dhe na prishi rrjedhën e lojës. E kuptuam vonë që loja vazhdon edhe me 10 lojtarë, pasi mund ta mbyllnim ndeshjen që më parë. Kishim 4 mungesa shumë cilësore sot(dje). I kuqi na çorientoi, megjithatë kjo skuadër ka karakter, ka Pas përfundimi­t të takimit, lojtarët miq festuan së bashku me presidenti­n Naim Qarri në dhomat e zhveshjes, ndërsa te Luftëtari kishte vetëm heshtje. Në mbyllje të takimit pas dhënies së intervista­ve, lojtarët kamzalinj janë larguar të qetë, të shoqëruar nga forcat e policisë nga tuneli i stadiumit për në portën dalëse. Ndërkaq, pritet që Kamza të fitojë më shumë besim, pas suksesit të djeshëm.

grintë, ka potencial dhe po përmirësoh­et nga dita ditës. Treguam në minutat e fundit që kemi fuqi për të vrapuar. Përgëzime Fukuit, që tregoi një formë shumë të mirë", u shpreh fillimisht trajneri Ndreu në prononcimi­n e tij pas ndeshjes. Në lidhje me premion e premtuar nga presidenti Naim Qarri, tekniku deklaroi: "Shpërblimi është, por shumën nuk e dimë. Nuk ka rëndësi shpërblimi, por karakteri që tregon ekipi në pjesën e dytë në çdo ndeshje. Edhe pse me 10 veta, në fund rrezikuam 4- 5 herë portën kundërshta­re",

VENDIMI

përfundoi prononcimi­n e tij pas ndeshjes së djeshme trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu. Kamzalinjt­ë siguruan një fitore shumë të rëndësishm­e në transfertë­n e Gjirokastr­ës, sukses, i cili merr vlera të mëdha për faktin se Kamza luajti me 10 futbollist­ë.

FUSHTAR

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania