Panorama Sport (Albania)

Klubi pezullon Mirakën dhe Nunez

-

Pas ngjarjeve të djeshme në ndeshjen Luftëtari-Kamza, klubi gjirokastr­it ka reaguar menjëherë, duke pezulluar pa afat portierin Festim Miraka dhe sulmuesin Fabricio Nunes. Në një reagim në faqen zyrtare në "Facebook" në orët e mbrëmjes, klubi bluzi shkruan: "Klubi i futbollit Luftëtari, duke parë zhvillimet në takimin Luftëtari-Kamza, për sjellje të dhunshme në fushën e lojës si dhe për sjellje të dhunshme ndaj shokëve në dhomat e zhveshjes, ka vendosur të gjobisë dhe pezullojë pa afat nga skuadra futbollist­in Festim Miraka. Gjithashtu, lojtari Fabrizio Nunes, për reagim ndaj zëvendësim­it dhe fyerje të trajnerit, është ndëshkuar me gjobë dhe është pezulluar pa afat nga skuadra. Klubi i futbollit Luftëtari bën me dije se në ditët në vijim do të ketë të tjera zhvillime në skuadër. Luftëtari nuk toleron askënd që të nëpërkëmbë emrin e tij. Shumë shpejt, skuadra do të rikthehet aty ku i takon", shkruhej në njoftimin e djeshëm të klubit bluzi. Një humbje që ka shkaktuar "tërmet" në Gjirokastë­r me pezullimin e dy lojtarëve. Ashtu siç parashikon klubi, në vazhdim pritet të ketë zhvillime. Luftëtari pësoi dje humbjen e parë në fushën e vet për këtë kampionat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania