Panorama Sport (Albania)

"Arabalit i thashë, mbylle gojën"

-

Në minutën e 31, sulmuesi i Luftëtarit, Dejvi Bregu, lëviz mirë në hyrje të zonës dhe pengohet nga Neziri, që ndëshkohet me karton të verdhë. Në këtë moment, kroati i Kamzës, Ivan Fushtar kapet me shokun e tij Arabal, të cilin e shtyn me duar. Arbitri Sino sinjalizoh­et nga anësori për këtë veprim të mbrojtësit dhe e ndëshkon atë me karton të kuq. Një veprim, që i çuditi të gjithë, ndërsa Kamza mbeti me dhjetë lojtarë, pikërisht për një reagim të çuditshëm të mbrojtësit mik. Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", Fushtar tregon momentin e përplasjes dhe arsyet që e shtynë të përplasej me shokun e skuadrës. "I thashë, kujdes, mos fol shumë, mbyll gojën dhe të bëjmë detyrën. Unë e kapa e shtyva, pasi m'u duk sikur nuk tregoi respekt. Unë u nxitova, por këto janë nerva loje dhe janë momentale. Gjithsesi, fitorja na gëzon dhe mua ma lehtëson fajin për atë që ndodhi", u shpreh mbrojtësi Fushtar pas takimit të djeshëm. Ndërkaq, pritet që në ditët në vazhdim të ketë ndonjë masë ndëshkimor­e për kroatin që e la ekipin me një lojtar më pak. Rrallëherë ndodhin veprime të tilla në futbollin e sotëm, ku lojtarët e një skuadre të përplasen me njëri-tjetrin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania